STUDENTËT E “LABORATORIT TË DIJES”, UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ZHVILLOJNË EDICIONIN V TË  OLIMPIADËS “RROKE SHKENCËN”, ME PJESËMARRJEN E NXËNËSVE TË SHKOLLAVE TË MESME TË QARKUT KORÇË

Nga data 6-11 maj 2024, Universiteti “Fan S. Noli” organizon Edicionin V të Olimpiadës “Rroke Shkencën”.

Janë studentët e “Laboratorit të Dijes” të cilët edhe me mbështetjen e Universitetit e organizojnë këtë olimpiadë midis nxënësve të shkollave të mesme të qarkut të Korçës me qëllim testimin e njohurive të tyre, por njëkohësisht edhe për krijimin e urave të bashkëpunimit mes shkollave dhe Universitetit.

Nga viti në vit sipas zëvendësrektorit për mësimin, dr. Arto Adili është vënë re një rritje e interesit të nxënësve për të marrë pjesë në këtë olimpiadë.

Olimpiada vijon ditën e tretë të saj në lëndët: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe Fizikë.

Previous Post
THIRRJE PËR APLIKIM NË   STARTUP-E LOKALE QË OPERONI NË EKONOMINË BLU DHE TË GJELBËR
Next Post
STUDENTË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” MORËN PJESË NË FAZËN FINALE TË EDICIONIT V TË LABORATORIT TË DEBATIT UNIVERSITAR