DEPARTAMENTI I GJUHËVE TË HUAJA, FEF NË BASHKËPUNIM ME BRITISH COUNSIL DHE AMBASADËN E MBRETËRISË SË BASHKUAR ZHVILLUAN NJË TRYEZË TË RRUMBULLAKËT, NË TË CILËN U DISKUTUAN GJETJET E STUDIMIT “E ARDHMJA E ANGLISHTES-PERSPEKTIVA GLOBALE”

Në datën 8 shtator 2023, stafi akademik i departamentit të Gjuhëve të Huaja u bë pjesë e tryezës së rrumbullakët të organizuar në bashkëpunim me Këshillin Britanik dhe Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, Tiranë me fokus diskutimin e gjetjeve të studimit “E ardhmja e gjuhës angleze-perspektiva globale”, një takim që vjen në kuadër të Javës Britanike.

Takimin e përshëndeti fillimisht zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, porf. as. dr. Benita Stavre, e cila theksoi rëndësinë që ka ky takim për këtë departament që ka në fokus pikërisht të ardhmen e gjuhës angleze dhe mënyrën se si ajo mësohet dhe përfshihet në arsimin parauniversitar, duke përgatitur mësues që do të punojnë nesër në arsim.

“Është e nevojshme të kuptohet që gjetjet e këstij studimi duhet patjetër të gjejnë një kontekst aplikimi, prandaj edhe kjo tryezë ka në fokus format e mësimdhënies, tekstet me të cilat punohet, analizat e komunikimit mësues-nxënës, përdorimi i teknologjisë së informacionit etj., si dhe përdorimi i   tyre në të mësuarit e anglishtes si gjuhë e huaj”.  

Znj. Majlinda Mazelliu zëvendësdrejtore e British Counsil për Ballkanin Perëndimor dhe drejtore për Shqipërinë dhe Kosovën falënderoi Universitetin “Fan S. Noli” për takimin, i cili me mendimet dhe idetë që do të sjellë do të kontribuojë në përmirësimin e këtij studimi.

Më pas, takimi vijoi me diskutimin e çështjeve kryesore të trajtuara në studim, ku pjesëmarrësit sollën edhe përvoja konkrete.

Previous Post
Mësimdhënia  e integruar e gramatikës, një hap drejt përfshirjes së qëndrimit komunikativ në mësimin e gjuhës angleze si gjuhë e huaj në arsimin parauniversitar shqiptar
Next Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ËSHTË FITUES I 7 PROJEKTEVE VETËM PËR VITIN 2023 NË THIRRJET PËR APLIKIM TË SHPALLURA NGA AGJENCIA KOMBËTARE E KËRKIMIT SHKENCOR DHE INOVACIONIT, AKKSHI