Në datë 16 qershor 2023 studentët e programeve të studimit: Bachelor në “Administrim dhe politika sociale”, Master Profesional në “Administrim publik” dhe të programit profesional 2-vjeçar në “Shërbim social” organizuan një veprimtari ndërgjegjësuese në një nga kopshtet e qytetit.
Sipas pedagoges së departamentit të Shkencave Sociale, Viola Dolani qëllimi i kësaj veprimtarie është të rritë ndikimin e studentëve në politikat sociale, duke ndikuar edhe në përmirësimin e shërbimeve sociale të ofruara nga pushteti vendor.
Në këtë veprimatri studentët patën mundësinë që krahas teorisë të njihen konkretisht edhe në praktikë me politikat sociale që zbatohen aktualisht në institucionet tona.
Në këtë kuadër, studentët organizuan një ditë ndryshe për fëmijët e kopshtit, duke zhvilluar lojëra me vogëlushët, si dhe u dhuruan atyre libra dhe mjete didaktike për të nxitur tek ata mendimin kritik dhe krijues.
Sipas pedagoges Dolani, njohja nga afër me shërbimet është një element i rëndësishëm në rritjen e shkallës së ndikimit në proceset e politikëbërjes.