TRAJNIMI ME TEMË: “RRITJA E REPUTACIONIT TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” NË KONTEKSTIN KOMBËTAR DHE NDËRKOMBËTAR- PËRGATITJA E UNIKO PËR RANKIMIN E UNIVERSITETEVE” U ZHVILLUA EDHE ME STAFIN ADMINISTRATIV TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 27 prill 2023, stafi administrativ i Universitetit “Fan S. Noli” mori pjesë në trajnimin me temë: “Rritja e reputacionit të Universitetit “Fan S. Noli” në kontekstin kombëtar dhe ndërkombëtar- Përgatitja e UNIKO për Rankimin e Universiteteve”.

Sipas dr. Benita Stavre, zëvendësrektor për shkencën dhe projektet ky trajnim informues edhe për stafin adinistrativ të Universitetit “Fan S. Noli” bëhet në kuadër të thirrjes “Zbatime Konkrete të Qeverisjes Universitare” financuar nga Agjencia e Universiteteve Frankofone (AUF).

Ajo nënvizoi se këto takime me stafin bëjnë të mundur përditësimin e njohurive në lidhje me renditjen e universiteteve, duke krijuar edhe një ide për metodologjinë e renditjes dhe në veçanti janë takime mjaft të dobishme për mënyrën se si vetë stafi akademik, ai administrativ dhe studentët duhet ta përfshijnë veten në këtë drejtim.  

Z. Niko Hyka përfaqësues i Institutit për Cilësi në Arsim shpjegoi edhe për stafin administrativ të UNIKO rëndësinë që ka rankimi për universitetet dhe se si administrata mund të punojë për plotësimin me materialet e nevojshme të platformës që po përgatitet për këtë qëllim.  

Previous Post
“RRITJA E REPUTACIONIT TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, NË KONTEKSTIN KOMBËTAR DHE NDËRKOMBËTAR- PËRGATITJA E UNIKO PËR RANKIMIN E UNIVERSITETEVE” ISHTE TEMA E TRAJNIMIT QË U ZHVILLUA NË MJEDISET E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” ME DREJTUES DHE STAF AKADEMIK
Next Post
LIBRI “FUÇI BARUTI” I DRAMATURGUT DEJAN BUKOVSKI DHE I SHQIPËRUAR NGA MILENA SELIMI U PROMOVUA NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”