Në datën 26 prill 2023, në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua trajnimi me temë: “Rritja e reputacionit të Universitetit “Fan S. Noli”, në kontekstin kombëtar dhe ndërkombëtar- Përgatitja e UNIKO për Rankimin e Universiteteve”.
Dr. Benita Stavre, zëvendësrektor për shkencën dhe projektet theksoi se ky trajnim zhvillohet në zbatim të projektit të fituar nga Universiteti “Fan S. Noli”, në kuadër të thirrjes “Zbatime Konkrete të Qeverisjes Universitare” financuar nga Agjencia e Universiteteve Frankofone (AUF).
Z. Niko Hyka përfaqësues i Institutit për Cilësi në Arsim ndërsa iu drejtua në ditën e parë të trajnimit drejtuesve dhe pedagoveve të UNIKO theksoi se krahas procesit të akreditimit një rëndësi të veçantë për cilësinë ka edhe renditja e universiteteve.
Ai tha se aktualisht është duke u krijuar një platformë në të cilën do të hidhet i gjithë informacioni i përgatitur prej secilit universitet mbi kriteret e përcaktuara paraprakisht nga grupi i punës i ngritur për këtë qëllim.
Trajnimi i radhës në këtë kuadër do të zhvillohet me punonjësit e stafit ndihmësakademik të Universitetit “Fan S. Noli”.