FONDACIONI SHQIPTARO-AMERIKAN PËR ZHVILLIM (AADF) PREZANTOI PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” PROGRAMIN READ, (RESEARCH EXPERTISE FOR ACADEMIC DIASPORA)

Në datën 4 nëntor 2022 në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) prezantoi për stafin akademik të Universiteti “Fan S. Noli” programin READ, (Research Expertise for Academic Diaspora). Ndërsa vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me AADF zëvendësrektori për kërkimin shkencor dhe marrëdhëniet me jashtë, dr. Benita Stavre tha se ky program ofron mundësi për të trajtuar potencialin e pashfrytëzuar të diasporës intelektuale shqiptare, me metoda që do të rrisnin kapacitetet dhe do të sjellin ndryshime strukturore në sistemin e Arsimit të Lartë shqiptar. READ do të ofrojë bursa afatshkurtëra për studiues të diasporës me kualifikim të lartë (shqiptarë, me origjinë shqiptare dhe shqiptarë të brezit të dytë) në vendet e OECD për të ndjekur projekte kërkimore bashkëpunuese për ndërtimin e kapaciteteve në IAL-të shqiptare. Programi do të ndihmojë kërkuesit shqiptarë të aksesojnë grante kërkimore nga donatorë të ndryshëm, duke i trajnuar ata në aftësitë e aplikimit për grante dhe hartimin e projekteve.

Sipas menaxherit të projektit CleanScore prane AADF, z. Sokol Ymeri objektivat kryesore të programit janë: bashkëpunimet e qëndrueshme ndërmjet studiuesve të diasporës dhe IAL-ve shqiptare, duke nxitur mundësinë për bashkëpunime të reja dhe rritjen e aksesit në financimet e kërkimit; ngritja e kapaciteteve institucionale, projekte mbi bashkëpunimin kërkimor, oferta kurrikulare, mentorim doktorature; krijimi i rrjeteve ndërkombëtare të bashkëpunimit dhe rritja e aksesit e angazhimit me IAL-të shqiptare.

Previous Post
“PRIRJE TË STANDARDIT NËN OPTIKËN E ZHVILLIMEVE TË SOTME TË GJUHËS” TRYEZË E RRUMBULLAKËT E ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I GJUHËS DHE I LETËRSISË NË KUADËR TË 50-VJETORIT TË KONGRESIT TË DREJTSHKRIMIT
Next Post
NJË PËRFAQËSI E FAKULTETIT FILOZOFIK, UNIVERSITETI I PRISHTINËS I KRYESUAR NGA DEKANI, PROF. AS. DR. DASHAMIR BËRXULLI U PRIT NË TAKIM NGA REKTORI I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, PROF. DR. DHIMITRI BELLO