Në datën 24 shtator, departamenti i Edukimit i FEF organizoi një tryezë të rrumbullakët me temë: “Social educators in inclusive societies”. Në këtë takim, i cili u zhvillua online të pranishmit ndanë ide dhe përvoja në lidhje me figurën e edukatorit social dhe kulturor në kontekstin shqiptar dhe atë evropian. Në prezantimet e tyre përgjegjësja e departamentit të Edukimit, UNIKO, dr. Albina Pajo dhe pedagogu Arjan Kamburi u ndalën në figurat profesionale që veprojnë në fushën e edukimit dhe në atë sociale për përfshirjen e individëve me nevoja të veçanta. Gjithashtu ata prezantuan edhe disa studime në lidhje me figurën e edukatorit social. Përfaqësuesi i “Cooperativa- IlMillePiedi”, z. Francesco Ugolini u ndal konkretisht në rolin dhe funksionet e edukatorit social në Itali. Pedagogia e Universitetit të Bolonjës, prof. Federica Zanetti solli të dhëna edhe përvoja të programit të studimit “Edukatorë social-kulturorë”, i cili ofrohet nga Departamenti i Shkencave të Edukimit në këtë Universitet. Menaxheri i projekteve i Save the Children, Shqipëri z. Cristiano Agostini shprehu gaishmërinë për të mbështetur departamentin e Edukimit për zhvillimin e programeve që kanë synim formimin e profesionistëve në fushën e edukimit gjithëpërfshirës. E pranishme në takim ishte edhe znj. Zela Koka nga MEDPAK, Shqipëri, znj. Brikena Çuçllari nga World Vision, Albania, si dhe znj. Dhimitra Palla nga Qendra Komunitare e Fëmijëve me Aftësi Ndryshe.
DEPARTAMENTI I EDUKIMIT I FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË, UNIKO ZHVILLOI TRYEZËN E RRUMBULLAKËT ME TEMË: “SOCIAL EDUCATORS IN INCLUSIVE SOCIETIES” ME QËLLIMIN PËR TË NDARË IDE DHE PËRVOJA NË LIDHJE ME FIGURËN E EDUKATORIT SOCIAL E KULTUROR NË KONTEKSTIN SHQIPTAR DHE ATË EVROPIAN
Previous Post
“GJALLËRIMI I SPORTIT UNIVERSITAR-NDËRGJEGJËSIM PËR ROLIN E TIJ TË PAZËVENDËSUESHËM NË EDUKIMIN, ZHVILLIMIN DHE NË CILËSINË E JETËS SË ÇDO NJERIU”- VEPRIMTARI E ZHVILLUAR NGA FSHSU DHE UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” KORÇË, NË KUADËR TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË SPORTIT UNIVERSITAR
Next Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”, KORÇË DHE UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”, GJAKOVË RINOVUAN MARRËVESHJEN E BASHKËPUNIMIT MES TYRE ME QËLLIM KONKRETIZIMIN DHE ZHVILLIMIN NË NJË KOHË SA MË TË AFËRT TË VEPRIMTARIVE TË PËRBASHKËTA, PËR APLIKIMIN NË PROGRAME TË PËRBASHKËTA STUDIMI, NË SHKËMBIME TË STAFIT E STUDENTËVE, SI DHE NË FORMA TË TJERA BASHKËPUNIMI