Në datën 23 dhjetor 2021, në mjediset e kopshtit nr.1, Biblioteka Shkencore e Universitetit “Fan S. Noli”, në bashkëpunim me një grup studentesh të programit të studimit “Arsim Fillor dhe Parashkollor”, departamenti i Edukimit, organizuan një veprimtari festive me rastin e festave të fundivitit. Studentet interpretuan për fëmijët e këtij kopshti përrallën “Të ndihmojmë babagjyshin”. Qëllimi i kësaj veprimtarie ishte vënia në praktikë e njohurive teorike të përfituara gjatë leksioneve në auditore. Studentet u shprehën se një përvojë e tillë është mjaft e vlefshme pasi i përball me një punë konkrete që ato do ta praktikojnë në të ardhmen. Veprimtaria përfundoi me një atmosferë të gëzueshme mes fëmijëve dhe studentëve.
BIBLIOTEKA SHKENCORE E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, NË BASHKËPUNIM ME STUDENTET E DEPARTAMENTIT TË EDUKIMIT ORGANIZUAN NJË VEPRIMTARI FESTIVE NË KOPSHTIN NR.1 TË QYTETIT TË KORÇËS
Previous Post
BIBLIOTEKA SHKENCORE E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, NË BASHKËPUNIM ME STUDENTET E DEPARTAMENTIT TË EDUKIMIT ORGANIZUAN NJË VEPRIMTARI FESTIVE NË KOPSHTIN NR.1 TË QYTETIT TË KORÇËS
Next Post
PRAKTIKA PROFESIONALE DHE PUNËSIM DO TË OFROHEN PËR STUDENTËT NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT MIDIS UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE INSTITUCIONIT FINANCIAR NOA SH. A., KORÇË