ROMANI “SHTEGU PËR TEK TI” I AUTORES CATHRYN BIBEE DHE I SHQIPËRUAR NGA PEDAGOGU, DR. ERIS RUSI U PREZANTUA NË NJË VEPRIMTARI TË ORGANIZUAR NË FAKULTETIN E EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË

Në datën 8 qershor 2022 në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u prezantua romani “Shtegu për tek ti” nga Cathryn Bibee dhe i shqipëruar nga pedagogu, dr. Eris Rusi. Në këtë prezantim ishin të pranishëm pedagogë e studentë të këtij Fakulteti, poetë e shkrimtarë të klubit të shkrimtarëve “Bota e re”, Korçw, të afërm, miq e të ftuar të pëkthyesit.

Dekani i FEF, prof. as. dr. Jonela Spaho përgëzoi përkthyesin për punën e tij tepër cilësorë, e cila lë te lexuesi shijen  e bukur e estetike të kulturës së përkthimit. Njëkohësisht vlerësoi përkushtimin dhe punën e palodhur tw tij në fushën e përkthimit, duke sjellë për lexuesin 10 botime brenda një kohe relativisht të shkurtër, krahas mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe punës promovuese. Më pas, ajo u ndal edhe në temat aktuale të zgjedhura prej tij, duke na sjellë përkthime dinjitoze të kryeveprave botërore.

Vlerësime për këtë përkthim përcolli edhe publikuesja e “Muza Botime”, e cila shprehu kënaqësinë për këtë bashkëpunim, i cili sipas saj do të pasohet edhe me publikimin e radhës nga përkthyesi Rusi. 

Dr. Eris Rusi falënderoi të pranishmit në këtë promovim, ndërsa tregoi momente nga puna me librin dhe mënyrën se si e ka trajtuar autorja bestseller, Bybee temën e një dashurie tipike amerikane, ku zjarri ishte pikënisja e gjithçkaje.  Ky është një roman ku ecejaket e një vajze përmes labirintit të tragjedisë çojnë drejt zbulimit të dashurisë dhe të pasionit, në një roman ku ndërthuret shpresa me mbijetesën.   Pjesë të shkëputura nga romani përcollën më pas të pranishmit, duke i dhënë më tepër emocion takimit

Previous Post
CALL FOR IDEAS launched by the University “Fan S Noli” of Korca, to select 25 young people (18-35 years old) in order to develop their business idea (start-up) Accompanying path in Business creation in agri-food sector
Next Post
AMBASADORI I AUSTRISË NË TIRANË, DR. CHRISTIAN STEINAR ZHVILLOI NJË LEKSION TË HAPUR ME STUDENTË TË FAKULTETIT TË SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE ME TEMË: “AUSTRIA NË BASHKIMIN EVROPIAN”