Thirrje për aplikim për mobilitet studimesh në Universitetin “Aristoteli”, Selanik, Greqi

Shpallet thirrja për aplikime për mobilitete për studime në Universitetin “Aristoteli”, Selanik.

Periudha e mobilitetit parashikohet gjatë semestrit të parë të vitit akademik 2024-2025.

Dokumentet që kërkohen për të aplikuar janë të listuara më poshtë:

  1. Foto (version dixhital)
  2. Marrëveshja për Studime (në anglisht) e nënshkruar vetëm nga Universiteti juaj;
  3. CV (në gjuhën angleze)
  4. Listë notash (në anglisht)
  5. Certifikatë gjuhe (TOEFL/IELTS Niveli B2)
  6. Diploma e studimeve Bachelor (vetëm për studentët master dhe doktoraturë)

Aplikimi do të kryhet online, pranë Zyrës së Projekteve dhe Kërkimit Shkencor, Kati II, Godina Rektorat.

Për më tepër informacione, lutemi, të drejtoheni pranë kësaj zyre ose të kontaktoni nëpërmjet email-it: easabella@unkorce.edu.al

Gjithashtu, ju mund te vizitoni edhe linkun: https://eurep.auth.gr/en/students/international/studies/online_application

Afati i aplikimit: 15/04/2024

Previous Post
Thirrje për aplikim për mobilitet mësimdhënie/trajnim në Akademinë e Shkencave të Zbatuara, Beograd, Serbi
Next Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” MIRËPRITI TAKIMIN E ZHVILLUAR NË KUADËR TË PROJEKTIT “STRENGTHENING UNIVERSITY AUTONOMY AND INCREASING ACCOUNTABILITY AND TRANSPARENCY OF WESTERN BALKAN UNIVERSITIES” ME PËRFAQËSUES TË UNIVERSITETEVE PARTNERE NË KËTË PROJEKT