Qendra e Karrierës dhe Alumni

Qendra drejt suksesit…

Qendra e Karrierës dhe Alumni u krijua në nëntor të vitit 2012. Ajo zhvillon veprimtarinë e saj mbështetur në Ligjin e Arsimit të Lartë, Statutin dhe Rregulloren e përgjithshme të Universitetit “Fan S. Noli”. QKA funksionin si një zyrë që ofron shërbime për maturantët, studentët dhe alumni.

QKA është një urë lidhëse midis studentëve (punëkërkues) dhe punëmarrësve (biznesi, administrata publike). Ajo synon të inkurajojë studentët në planifikimin e karrierës nëpërmjet trajnimeve, forumeve, projekteve, seminareve, takimeve informuese, tryezave të rrumbullakëta, takimeve të studenteve etj.

Misioni: Të ofrojë shërbimin e mbështetjes së maturantëve para dhe gjatë procesit të pranimit në UK si edhe të ofrojë shërbimet më të mira për studentët e ardhshëm, studentët aktualë, të diplomuarit, stafin dhe grupet e tjera të interesit, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e edukimit dhe t’i ndihmojë ata të zhvillojnë potencialin e plotë, për të patur një ndikim domethënës në tregun e punës dhe shoqëri.

Tre shtyllat e veprimtarisë së Qendrës së Karrierës dhe Alumni janë shërbimi për:

  • Maturantët
  • Studentët
  • Alumni-t

Formën e veprimtarisë QKA e mbështet në tre shtylla kryesore:

  • Informim (këshillim karriere për maturantët)
  • Trajnim (këshillim për studentët aktuale në UK)
  • Ndërmjetësim me punëdhënësin (mundësi punësimi për studentët Alumni)

Disa nga shërbimet që ofron QKA janë:

  • Informim dhe Orientim Profesional:
    • informacion për bursa, konferenca studimore, praktikë profesionale Internship dhe Externship;
    • Informacion në lidhje me mobilitetet dhe progamet e shkëmbimeve jashtë vendit, si edhe ndihmë përgjatë gjithë procesit të aplikimit;
    • Informacion në lidhje me Shkolla Verore/ Dimërore, Takime të hapura, Leksione të hapura, Panairi i Karrierës etj.
  • Këshillim Profesional-organizon leksione të hapura mbi këshillimin e karrierës
  • Punësim– seanca informuese me studentët për pozicionet e lira në sektorin privat dhe biznese
  • Vullnetarizëm dhe mbështetje:
    • U krijon studentëve mundësi për punë vullnetare pranë QKA
    • mbështet studentët për iniciativa sipërmarrje
  • Rrjeti Alumni– krijimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me studentët që kanë përfunduar studimet pranë Universitetit të Korçës.

Për më shumë informacion mund të kontaktoni me:

Dr. Romeo Terolli
Përgjegjës
Qendra e Karrierës dhe Alumni

email: rterolli@unkorce.edu.al
           qka@unkorce.edu.al

Adresa:
Universiteti “Fan S. Noli” Korçë,
Godina e Rektoratit, Kati 2-të, Zyra nr. 028