NJOFTIM PËR MASTERIN NDËRKOMBËTAR “MENAXHIM I QËNDRUESHËM NË AGROTURIZËM”
Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Plovdiv, Bullgari njoftojmë hapjen e programit të ciklit të dytë Master në “Menaxhim i Qëndrueshëm në Agroturizëm”.
Ky program i ciklit të dytë ofrohet si program i përbashkët i dy universiteteve me 60 kredite, ku studentët do të pajisen me diplomë të dyfishtë. Universiteti “Fan S. Noli” fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për regjistrim deri në datë 4 tetor 2023 në këtë program studimi.