Hapen aplikimet për pjesëmarrje të studentëve në Francophone Summer University “International 2025, Rumani

National University of Science and Technology Politehnica Bucharest organizon në datat 7-12 korrik 2025 Universitetin Veror të Frankofonisë, në të cilën fton për pjesëmarrje të rinj të moshës 20-28 vjeç që jetojnë në Evropën Qëndrore dhe Lindore dhe kanë interes në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe gjuhën franceze.

Kjo është mundësi unike që studentët të zhvillojnë rrjetin e tyre dhe të shkëmbejnë ide me të rinj të tjerë frankofonë mbi tema, si: marrëdhëniet ndërkombëtare, frankofonia, diplomacia, barazia gjinore, inteligjenca artificiale, negocimi, etj. Gjithashtu, ata do të kenë mundësi të njohin Bukureshtin, qytetin më të madh frankofon në rajon.

Kushtet e pjesëmarrjes për të rinjtë:

  • Të jenë studentë ose profesionistë të rinj (të diplomuar në vitin 2023 ose 2024), në fusha si: marrëdhëniet ndërkombëtare, shkenca politike, gazetari, përkthim, ligj;
  • Të kenë njohuri të frëngjishtes në nivelin B2;
  • Të jenë të moshës 20-28 vjeç ditën e parë të universitetit veror;
  • Të jenë shtetas të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë Veriore, etj.

Për pjesëmarrje, ju duhet të:

  • Plotësoni formularin e regjistrimit (mos harroni të bashkëngjisni CV-në dhe një letër motivimi);
  • Dorëzoni një çertifikatë të regjistrimit në universitet, të vlefshme për vitin akademik 2024-2025, ose diplomën e marrë në vitin 2024 ose 2023, së bashku me përkthimin në frëngjisht;
  • Dërgoni një kopje të pasaportës (do të përdoret për rezervimin e biletës tuaj të avionit apo trenit);
  • (opsionale) Bashkëngjisni një çertifikatë të gjuhës frënge (si DELF B2, DALF, DFP ose ndonjë çertifikatë tjetër zyrtare). Mund të zhvillohet një intervistë me gojë për të vërtetuar nivelin tuaj të gjuhës frënge.

OIF (Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë) dhe National University of Science and Technology Politehnica Bucharest do të mbulojnë:

  • Biletën e avionit ose trenit mes Tiranës dhe Bukureshtit;
  • Sigurimin e udhëtimit;
  • Akomodimin në një dhomë teke ose dyshe në Maison de la Francophonie në kampusin e Politehnica Bukuresht;
  • Mëngjeset, drekat dhe darkat nga e hëna e 7 korrikut deri të shtunën e 12 korrikut;
  • Ekskursione kulturore.

Dërgoni aplikimin tuaj përpara datës 25 prill 2025 në lidhjen: MFR :: Francophone Summer University “International Relations” 2025.

Nëse keni pyetje lidhur me Francophone Summer University “International Relations” 2025 mund të kontaktoni: Mathilde Landier (mathilde.landier@francophonie.org) ose Luciana Mihai (luciana.mihai@upb.ro).

Nëse keni nevojë për mbështetjen e stafit administrativ të UNIKO për kryerjen e aplikimit, mund të kontaktoni në adresën elektronike: tkita@unkorce.edu.al.

Ju faleminderit!

Previous Post
Hapen aplikimet për 2 mobilitete stafi akademik në Eskisehir Osmangazi University, Turqi
Next Post
PRANIA E KALCIUMIT NË BURIMIN E OSUMIT, SI DHE PEISAZHI QË KRIJON NË RRJEDHËN E SIPËRME TË TIJ NË FORMËN E GUVËS E KANIONIT NË VAZHDIMËSI ISHIN NDËR GJETJET E STUDIMIT TË KRYER NË KUADËR TË PROJEKTIT “BURIMET UJORE NË RAJONIN E KORÇËS: VLERAT MJEDISORE, TURISTIKE DHE SHËNDETËSORE”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right