GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM VIZITOI UNIKO NË KUADËR TË AKREDITITMIT TË PROGRAMIT TË STUDIMIT MP NË “ADMINISTRIM PUBLIK”

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm për programet e studimit në proces akreditimi vijoi vizitat në datat 25-26 mars 2025 në Universitetin “Fan S. Noli” për programin e studimit Master Profesional në “Administrim Publik”.

Ekspertët e vlerësimit të jashtëm me asistencën e specialistëve të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, ASCAL në këto dy ditë vizituan Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, takuan stafin akademik, ndihmësakademik dhe studentët, ndërsa kryen vizita në sekretaritë mësimore, bibliotekë, vëzhguan auditorët, laboratorët, shërbimet për studentët etj.

Previous Post
U PREZANTUA NË DEPARTAMENTIN E GJUHËS DHE LETËRSISË PROJEKTI INSTITUCIONAL ME TITULL “THEMELUESIT E KOMEDISË SHQIPE NËN DRITËN E KËRKIMIT SHKENCOR, BOTIMIT DHE ARTIT SKENIK”
Next Post
“SFIDA TË INTEGRITETIT AKADEMIK NË UNIVERSITETET SHQIPTARE” ISHTE TEMA E NJË BASHKËBISEDIMI MIDIS STAFIT TË UNIKO DHE DR. ALBERT RAKIPIT, KRYETAR I AIIS