PROF. LIDIA RADI PËRGJEGJËSE E DEPARTAMENTIT TË “LANGUAGES, LITERATURES AND CULTURE” NË UNIVERSITETIN E RICHMOND-IT, SHBA PO ZHVILLON NJË VIZITË NË UNIKO

Në datën 12 maj 2026 në kuadër të projektit READ “Maliq transformed legacy: A journey through oral history”, prof. Lidia Radi nga Diaspora Scholar, përgjegjëse e departamentit Languages, Literatures and Culture, University of Richmond po zhvillon një vizitë në Universitetin tonë.

Shoqëruar edhe nga grupi i punës së ktij projekti, ajo u prit në takim nga rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi, ku diskutuan për bashkëpunimet e deritanishme mes kërkuesve shqiptarë dhe të huaj, si dhe për vizitat e përbashkëta në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit të Universitetit.  Njëkohësisht gjatë takimit u panë edhe mundësi të tjera bashkëpunimi si në kuadër projektesh, ashtu edhe në veprimtari të përbashkëta, leksione të hapura etj.

Gjatë qëndrimit në Universitetin tonë, prof. Lidia Radi do të takohet edhe me kolegë e studentë.

Previous Post
MOBILITET ERASMUS+ I STAFIT AKADEMIK NË UNIVERSITETIN “ST. CYRILI & ST. METHODIUS, VELIKO TARNOVO, BULLGARI
Next Post
“NGA LONDRA NË PARIS. HISTORIA E RAJONIT TË KORÇËS 1912-1921”- KONFERENCË SHKENCORE NGA DEPARTAMENTI I HISTORISË DHE GJEOGRAFISË