“NGA LONDRA NË PARIS. HISTORIA E RAJONIT TË KORÇËS 1912-1921”- KONFERENCË SHKENCORE NGA DEPARTAMENTI I HISTORISË DHE GJEOGRAFISË

Në datën 26 mars 2026 departamenti i Historisë dhe Gjeografisë zhvilloi konferencën me temë: “Nga Londra në Paris. Historia e rajonit të Korçës 1912-1921”.

Të pranishmit, staf akademik, studentë, studiues të historisë etj. i përshëndeti fillimisht zëvendësdekani, FEF, dr. Orion Ago, pedagog pranë këtij Departamenti, i cili theksoi rëndësinë që ka kjo konferencë për studimet historike dhe për njohjen më të thelluar të zhvillimeve në këtë rajon në një periudhë vendimtare. Ai më pas referoi edhe temën: “Masakrat greke dhe ripushtimi i Rajonit të Korçës”.

Takimin e përshëndeti prof. as. dr. Jonela Spaho dekane e FEF e cila përgëzoi pjesëmarrësit dhe organizatorët e kësaj konference që vjen në kuadër të projektit të financuar nga AKKSHI, në bashkëpunim më Universitetin “Fan S. Noli” Korçë dhe Universitetin e Tiranës.

Gjatë konferencës u prezantuan rezultate të rëndësishme të punës kërkimore, duke trajtuar në mënyrë të thelluar historinë e Rajonit të Korçës në disa dimensione: lëvizjen patriotike dhe politike, zhvillimet ekonomiko-sociale dhe kulturore, proceset migratore, përkatësinë fetare dhe etnike, si edhe transformimet urbane të rajonit në fillimshekullin XX.

Një vlerë e shtuar e këtij projekti qëndron në bazën e gjerë burimore dhe metodologjinë kërkimore. Hulumtimi është mbështetur në kërkime të thelluara në arkiva të ndryshme, përfshirë Arkivin Qendror të Shtetit dhe arkivat e Ministrisë së Jashtme, si edhe në shfrytëzimin e burimeve historike ndërkombëtare, veçanërisht austro-hungareze, greke, italiane, franceze dhe britanike. Kjo qasje i jep studimit një dimension më të plotë dhe krahasues.

Projekti pritet të konkretizohet me botimin e një monografie të plotë shkencore, e cila do të përmbledhë rezultatet e kërkimit dhe do të shërbejë si një kontribut i rëndësishëm për historiografinë shqiptare dhe më gjerë.

Previous Post
MOBILITET ERASMUS+ I STAFIT AKADEMIK NË UNIVERSITETIN “ST. CYRILI & ST. METHODIUS, VELIKO TARNOVO, BULLGARI
Next Post
6 MUAJ NGA FILLIMI I TIJ, PROJEKTI SINCERE ZHVILLON TAKIM PËR VERIFIKIMIN E PRODUKTEVE TË REALIZUARA

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right