Më 17 mars 2026 u zhvillua takimi i 8-të online i koordinimit të projektit “Strengthening Integrity and Ethical Culture in Regional Higher Education – SINCERE”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian në kuadër të programit Erasmus+ CBHE.
Takimi u drejtua nga Universiteti “Fan S. Noli”, në cilësinë e koordinatorit të projektit dhe mblodhi përfaqësues nga institucionet partnere në Shqipëri, Kosovë, Rumani, Poloni dhe Serbi.
Fokusi kryesor i takimit ishte verifikimi i brendshëm i produkteve të realizuara në fund të muajit të 6-të të projektit, përpara afatit të ngarkimit në portalin SyGMa më 31 mars 2026. Tre dokumentet në shqyrtim ishin: Udhëzuesi i vlerësimit të riskut (D1.1), Plani i cilësisë (D1.4) dhe Plani i diseminimit (D1.5). Anëtarët e Komitetit Drejtues votuan njëzëri për miratimin e këtyre dokumenteve.
Gjatë takimit u diskutuan gjithashtu përditësimet mbi ecurinë e pyetësorëve institucionalë në kuadër të Paketës së Punës 2, progresi i procedurave të prokurimit të centralizuar për softuerin antiplagjiaturë, si dhe statusi i plotësimit të matricës së diseminimit dhe komunikimit nga të gjithë partnerët.
Takimi i radhës është planifikuar për 7 prill 2026.






