“MENAXHIMI I PROJEKTEVE TË FINANCUARA NGA BASHKIMI EVROPIAN”-TRAJNIM ME STAFIN E UNIKO

Në datën 19 mars 2026, Universiteti “Fan S. Noli” mirëpriti trajnimin “Menaxhimi i projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian”, i organizuar në kuadër të projektit CBHE Erasmus+- SuProM.

Trajnimi u zhvillua nga znj. Vika Pusnik dhe znj. Helene Kovacic ekperte të hartimit dhe zbatimit të projekteve pranë Universitetit të Lubjanës, Slloveni.

Fokusi kryesor ishte trajnimi i stafit akademik dhe atij administrativ në lidhje me zbatimin praktik të koncepteve bazë të projekt-propozimeve, njohjen e rregulloreve bazë të thirrjeve për projekt-propozime, ndarjen e roleve brenda institucionit, si dhe hartimin e buxhetit, me qëllim krijimin e një strukture të qëndrueshme para, gjatë dhe pas zbatimit të projektit.

Ky trajnim përmbush linjën e plotë të trajnimeve të stafit të parashikuara në këtë projekt dhe i hap rrugën pilotimit të kurseve për menaxhimin e projekteve për studentë dhe alumni në këtë Universitet.

Previous Post
6 MUAJ NGA FILLIMI I TIJ, PROJEKTI SINCERE ZHVILLON TAKIM PËR VERIFIKIMIN E PRODUKTEVE TË REALIZUARA
Next Post
“Transformimi i industrive dhe shoqërive përmes sistemeve të informacionit të fuqizuara nga Inteligjenca Artificiale”