Nga data 9-13 mars 2026 në kuadër të programit Erasmus+ për mësimdhënie, pedagoget e Universitetit “Fan S. Noli”, prof. as. dr. Magdalini Vampa dhe dr. Mitjana Profiri vizituan Universitetin “St. Cyrili & St. Mathodius, Veliko Tarnovo, Bullgari.
Prof. as. dr. Magdalini Vampa mbajti leksione me studentë të programeve Bachelor në “Psikologji” dhe Master i Shkencave në “Lidershipi në Edukim”, ku trajtoi konceptin e drejtimit transformues si një stil udhëheqjeje që frymëzon dhe motivon ndjekësit drejt ndryshimit pozitiv, rëndësia e vizionit të qartë dhe ndikimit të drejtuesit në zhvillimin e tyre. Modelet e liderve transformues nxiten diskutimin dhe pjesemarrjen aktive te studenteve te pranishem.
Edhe për pedagogen dr. Mitjana Profiri kjo ishte një përvojë e veçantë dhe mjaft e vlefshme në mësimdhënie, duke vënë në dukje leksionet dhe diskutimet me studentët në lidhje me feminizmin dhe se si gjinia dhe pushteti kanë formësuar mendimin filozofik. Në këtë kuadër një autore me interes në këto qasje ështe Julia Kristeva, e cila trajton konceptin e identitetit duke sfiduar përkufizimet fikse të gjinisë. Gjithashtu, me interes ishte dhe fenomeni i burrneshave në Shqipëri si një trajtim i traditës patriarkale shqiptare, ku rolet gjinore rinegociohen duke sjellë kështu ndërthurrjen e elementeve të kulturës, identitetit dhe normave shoqërore.





