Drejtoria juridike dhe e burimeve njerëzore

 

Kontakt: drejtoria.juridike@unkorce.edu.al

Drejtoria Juridike dhe e Burimeve Njerezore është pjesë përbërëse e strukturës organizative të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë dhe është në varësi të rektorit. Kjo drejtori ushtron veprimtarinë e saj në funksion të të gjitha strukturave akademike, ndihmësakademike dhe administrative në UNIKO.

Veprimtaria e DJBNJ-së përfshin:

  1. Ndjekjen dhe mbikëqyrjen e të gjitha çështjeve për menaxhimin e burimeve njerëzore të institucionit.
  2. Kryerjen e veprimeve për pranimin, evidentimin, shpërndarjen dhe nisjen e korrespondencës së UNIKO -së.
  3. Ruajtjen, përpunimin dhe vënien në shfrytëzim të dokumenteve të krijuara apo të ardhura në UNIKO.
  4. Publikimin në internet të të gjitha veprimtarive që zhvillohen në UNIKO dhe menaxhimin e faqes zyrtare të UNIKO -së në rrjetet sociale.
  5. Mirëmbajtjen teknikisht të faqes zyrtare të internetit, programimin dhe dizajnin për funksionalitetin e sistemeve teknologjike në universitet (faqja zyrtare e internetit, Sistemi i Bibliotekave, etj).
  6. Informimin e studentëve, ish-studentëve dhe të interesuarve të tjerë lidhur me kryerjen e veprimeve administrative dhe jo vetëm, në mjediset e rektoratit dhe fakulteteve të UNIKO -së.

SEKTORËT