Në data 28-29 tetor 2024 në kuadër të bashkëpunimit që ka me fondacionin “La Fondation pour la Formation Hotelierë”, departamenti Marketing-Turizëm organizoi për dy ditë me radhë trajnimet me temë: “Praktikat e Qëndrueshme në Destinacionet Smart dhe Menaxhimi i Eventeve” dhe “Mikpritja Smart”.
Të ftuar ishin prof. as. dr. Miha Lesjak zëvendësdekan, University of Primorska, Faculty of Tourism Studies Turistica, Slovenia, si dhe msc. Miha Bratec, University of Primorska, Faculty of Tourism Studies Turistica, Slovenia.
Pjesëmarrësit i përshëndeti zëvendësrektorja për shkencën dhe projektet, UNIKO, dr. Aida Mosko, si dhe dr. Elizabeth Ineson në emër të Fondacionit.
Në fjalën e saj dekania e FE, prof. as. dr. Ledina Alolli ndërsa theksoi bashkëpunimin prej 14 vitesh me këtë Fondacion, vlerësoi se po në këtë kuadër do të ngrihet edhe laboratori i turzmit, i cili do të shërbejë për procesin e mësimdhënies dhe praktikat e studentëve të këtij Departamenti.
Pjesëmarrësit në trajnim: staf akademik dhe studentë, përfaqësues të pushtetit vendor Korçë, Pogradec, Ersekë dhe Bilisht, si dhe përfaqësues të agjencive turistike, hoteleve dhe DMO në rajon etj. pasi ndoqën trajnimimin në të dy ditët e tij u pajisen edhe me certifikatë pjesëmarrjeje.