“BULETINI SHKENCOR” ISSN: 3080-0447

BOTIM I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”
SERIA E SHKENCAVE SHOQËRORE DHE
SERIA E SHKENCAVE TË ZBATUARA
(2025)

ARTICLES

PRAKTIKA PROFESIONALE NË FAKULTETIN E EKONOMISË, NJË ELEMENT I RËNDËSISHËM QË LIDH STUDENTËT ME TREGUN E PUNËS

Mirela Cini1, Matia Çuçllari2, Frederik Çuçllari3, Aida Gabeta4, Landi Gushi5

Fjalët kyçe: praktika profesionale; aftësi; kompetenca; studentët; punëdhënësit.

Praktikat profesionale ofrohen si një komponent akademik i të mësuarit nga Institucionet e Arsimit të Lartë, si një mjet efikas që u jep studentëve mundësinë e kombinimit të mësimit në auditor me përvojat e botës reale. Është një sfidë e vazhdueshme për Institucionet e Arsimit të Lartë që të hartojnë kurrikulat e tyre në mënyrë të tillë që të vendosin një ekuilibër midis njohurive teorike në auditor dhe aftësive praktike gjithnjë në ndryshim, si dhe aftësive të buta që studentët të jenë realisht në gjendje të zbatojnë atë që ata mësojnë. Ky punim synon të nxjerrë në pah përfitimet dhe sfidat me të cilat përballen studentët gjatë praktikës së tyre. Të dhënat e kufizuara në lidhje me tiparet specifike të projektimit të praktikave dhe ndoshta më e rëndësishmja, përvojat e studentëve, e bëjnë sfidues vlerësimin dhe përmirësimin e përvojës së praktikës. Pavarësisht nga interesi në rritje, ende dihet pak se si dhe çfarë mësojnë studentët gjatë praktikës, dhe sesi mësimi i tyre çon në përmirësime të aftësive dhe kompetencave që i bëjnë të mundura këto përfitime. Duke eksploruar pyetje të tilla, ne besojmë se Universiteti mund të ndihmojë që studentët të jenë të përgatitur mirë për praktikat e tyre dhe tregun e punës, dhe që mundësitë të jenë gjithëpërfshirëse dhe të lehtësojnë suksesin e studentëve.

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right