Drejtoria Ekonomike

Z. Xhovan Saraçi – Drejtor i Drejtorisë Ekonomike

Kjo drejtori kujdeset:

  • Për menaxhimin e veprimtarinë së përditshme ekonomike të universitetit ne perputhje me aktet ligjore ne fuqi.
  • Është përgjegjës për garantimin para miratimit të shkresave, urdhërave, me karakter ekonomik lidhur me ligjshmerinë, rregullshmërinë dhe respektimin e parimeve të ekonomicitetit, eficiencës dhe efektivitetit.
  • Koordinon punën e punonjësve të Drejtorise Ekonomike, bazuar ne detyrat e tyre funksionale dhe kur e gjykon të nevojshme cakton detyra specifike duke ndjekur dhe analizuar zbatimin e tyre.
  • Nën drejtimin e Administratorit dhe në bashkëpunim me Drejtorin e Drejtorisë së Financës organizon dhe drejton punën për hartimin e projektbuxhetit dhe programit buxhetor afatmesem duke zbatuar me përpikmëri kriteret, procedurat dhe afatet e përcaktuara nga ministria përgjegjëse për financën.
  • Informon Administratorin e Universitetit në mënyrë periodike, dhe në çdo rast të kërkuar prej tij, për aktivitetin e Drejtorisë Ekonomike, problematikat dhe zgjidhjen e tyre.
  • Harton pasqyren e kerkesave buxhetore te paraqitura nga njesite kryesore brenda afateve te percaktuara, dhe ja paraqet Administratorit per shqyrtim dhe miratim per pergatitjen e projekt buxhetit afatmesem te Universitetit.
  • Harton në bashkëpunim me Fakultetet, strategjinë e zhvillimit të investimeve në Universitet.
  • Ndjek realizimin e zbatimit të planit vjetor të punëve, mallrave dhe shërbimeve të njësive, sipas kërkesave të paraqitura prej njësive kryesore, strukturave ndihmes akademike dhe administrative,  per mbarevajtjen e procesit mesimor dhe veprimtarise se Institucionit, sipas ndarjeve të miratuara nga organet përkatëse.
  • Konfimon kërkesat për plotësimin e nevojave me punë, mallra dhe shërbime të njësive kryesore duke ju referuar buxhetit vjetor me qëllim që masa e shpenzimit të mos tejkalojë fondet e angazhuara për këtë qëllim dhe ia paraqet Administratorit për miratim.
  • Në bashkëpunim me strukturat përkatëse në Universitet, sipas strategjisë së zhvillimit institucional, nen drejtimin e Administratorit te Universitetit planifikon krijimin e infrastrukturës së domosdoshme për realizimin e procesit mësimor si dhe planifikimin e investimeve.

SEKTORËT

Përgjegjëse, Znj. Florinda Zegullaj
Specialiste, Znj. Laureta Kokoneshi
Specialist,  Z. Leonat Stermolli
Specialist Z. Koço Kallanxhi

Përgjegjës Z. Petrika Jorgji
Specialist, Z. Eliod Demiri