Veprimtari Akademike ne FSHNH

VEPRIMTARI AKADEMIKE

Në kuadër të strategjisë së zhvillimit të tij, Fakulteti i Shkencave te Natyres dhe Shkencave Humane, ka organizuar një tërësi aktivitetesh, si më poshtë:

FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DHE SHKENCAVE HUMANE ZHVILLOI WORKSHOP-IN NDËRKOMBËTAR ME TEMË: “APLIKIMET E KËRKIMIT DHE METODAT E EDUKIMIT”  Më shumë…

 

SEMINAR NË KUADËR TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË FILOZOFISË ME TEMË: “FILOZOFIA SI MËNYRË JETESE”

Më shumë…

 

FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE ZHVILLOI KONFERENCËN II NDËRKOMBËTARE “IDE, PËRVOJA DHE PRAKTIKA DIDAKTIKE PËR RRITJEN E EFEKTIVITETIT TË TRANSMETIMIT TË DIJES” 

Më shumë…

 

SESION SHKENCOR 

     Në kuadrin e “Ditës Ndërkombëtare të Filozofisë”, Universiteti “Fan S. Noli”, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Humane; Departamenti i Shkencave Sociale, organizoi në datën 18.11.2016, sesionin shkencor me rastin e  90-vjetorit të lindjes së filozofit francez, Michel Foucault; me temë: “Filozofia postmoderne e Michel Foucault”. Në të morrën pjesë pedagogë e studjues  nga disa universitete, studentë, mësues dhe dashamirës të filozofisë si dhe të ftuar të tjerë.

Më shumë…

 

Në kuadër të aktiviteteve të Ditës Ndërkombëtare të Filozofisë, Departamenti i Shkencave Sociale, zhvilloi seminarin  me temë: “Filozofia dhe shkolla, probleme dhe sfida”. Ky aktivitet u mbajt në ambientet e këtij Fakulteti, në datën 20.11.2015, me pjesëmarrjen e pedagogëve, mësuesve të filozofisë të diplomuar pranë Fakultetit SHNH, studentëve dhe dashamirësve të filozofisë.

Me shume…

 

Konferenca I  Ndërkombëtare:

“Probleme të didaktikës në shkencat humane”, zhvilloi punimet në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane në datat 6-7 nëntor, 2015. Me shume…

 

Lektorium:  “Akademia e Europës 11-15 maj 2015”. Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare AIIS, Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Sociale, të FSHNH-së,  zhvilluan lektoriumin…..      Me shume…

 

Seminar me temë:“Aretologjia, filozofia e virtytit në antikitetin grek”, mbajtur në datën 05.12.2014, ora 13:00 në ambjentet e amfiteatrit në “Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Humane”; u organizua nga Departamenti i Shkencave Sociale  në kuadrin e “Ditës Ndërkombëtare të Filozofisë”. Në këtë seminar u referuan 6 punime, të cilat u orientuan në fushën e filozofisë së vyrtytit në antikitetin grek.

 

Simpoziumi shkencor kushtuar “Jetes dhe vepres letrare te Sterjo Spases” ne kuadrin e 100-vjetorit te lindjes, në 30.05.2014. Në këtë simpozium morrën pjesë studiues nga disa universitete në vend si dhe studiues, shkrimtarë dhe autoritet shtetërore nga Maqedonia dhe Bullgaria.

 

Lektorium për Europën: 07/11/2014 Lektoriumi u zhvillua në praninë e pedagogëve dhe studentë të Universitetit “Fan. S. Noli”, nën kujdesin e Ambasadës Hollandeze, etj. Ky aktivitet u vlerësua si një mundësi informuese dhe reflektuese mbi disa çështje të rëndësishme aktuale të Bashkimit Europian dhe sfidat integruese të vendit dhe të të rinjve shqiptarë në aspiratën e tyre drejt Europës. Ligjeratat : “Europa si koncept dhe si veprim” nga Prof.Dr. Gjergji Pendavinji, “Universiteti dhe universaliteti ne Europen e sotme” nga Dr. Magdalini Vampa, “Koncepti i subsidiaritetit dhe i plotesimit, si koncepte baze te ndertimit dhe funksionimit te institucioneve europiane” nga Prof.Dr. Gjergj Sinani.

 

Seminar me temë: “Roli dhe rendesia e filozofise ne ditet e sotme” mbajtur në  datë 19.11.2013, në ambientet e amifiteatrit në “Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humane”, u organizua nga Departamenti i Shkencave Sociale. Pedagogë të Filozofisë të departamentit referuan mbi rëndësinë e filozofisë në formimin e individit, dhe bënë “apel” për “ridimensionimin” e saj në kurrikulën e arsimit parauniversitar.

 

Simpoziumi shkencor: “Didaktika e shkencave”, datë 13.12.2013, u organizua nga Fakulteti i SHNH. Në këtë  simpozium u referuan 32 punime shkencore, të pedagogëve të fakultetit por dhe dhe të Universiteteve të tjera të vendit. Këto referime u mbajtën në një seancë plenare dhe 3 seanca paralele: Shkencat Humane, Shkencat Natyrore dhe Shkencat Shëndetësore.

 

Simpozium Shkencor  me temë: “Soren Kierkegardi-filozofi që na bën të kuptojmë jetën tonë”,ditën e enjte, në datë 02 maj 2013. Në këtë aktivitet, u prezantuan 10 punime në fushën e filozofisë krahasuese, në fushën e filozofisë analitike e të modeleve të filozofive personale apo profesionale të jetës, nën optikën e mendimit filozofik të Kierkegaardit, etj; të studiuesve dhe kërkuesve vendas dhe të huaj. Në këtë simpozium u realizua bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Universitetin “Aleksander Xhuvani” Elbasan, Departamentet përkatëse të Shkencave Sociale, si dhe me ambasadën Daneze në Shqipëri , (Tiranë). 

 

 

 

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right