KËSHILLI I FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË

PËRBËRJA E KËSHILLIT

Prof. dr. Ali Jashari – Kryetar

Prof. as. dr. Elona Çeçe – Anëtar

Prof. as. dr. Bashkim Jahollari – Anëtar

Prof. as. dr. Pavllo Cicko – Anëtar

Doc. Dr. Donika Dardha – Anëtar

Dr. Benita Stavre – Anëtar

Gledisa Qesallari – Anëtar (Përfaqësuese e studentëve)

  1. Këshilli i Fakultetit është organ kolegjial vendimmarrës, i cili vendos për problemet më të rëndësishme të fakultetit në fushën e mësimit, kërkimit shkencor dhe atë administrativ. Këshilli i Fakultetit kryesohet nga dekani.
  2. Këshilli i Fakultetit përbëhet nga anëtarë të zgjedhur nga personeli akademik, nga personeli joakademik dhe nga studentët. Përbërja e tij dhe mënyra e zgjedhjes përcaktohen në Ligjin nr.9741, dt.21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe në rregulloren e zgjedhjeve.
  3. Në bazë të nenit 18, të ligjit nr.9741, dt.21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Këshilli i Fakultetit ka këto funksione kryesore:
    • programon dhe përcakton, në bazë të propozimeve të departamenteve, përdorimin e burimeve njerëzore dhe materiale në dispozicion të fakultetit;
    • propozon programe të reja studimi a të kërkimit shkencor; për hapje, ndryshim ose mbyllje departamentesh a njësish të tjera;
    • cmerr vendime për problemet financiare të fakultetit, në përputhje me autoritetin që i është deleguar atij;
    • shqyrton dhe miraton në një mbledhje të hapur për personelin akademik administrativ dhe për studentët, raportin vjetor të dekanit për veprimtarinë mësimore, kërkimore dhe financiare të fakultetit;
    • i propozon senatit akademik planin strategjik të zhvillimit të fakultetit dhe mbikëqyr realizimin e tij.
  4. Këshilli i Fakultetit kryen edhe këto detyra:
    • diskuton në lidhje me marrëveshjet që synohen të lidhen nga universiteti me të tretë, me interes për fakultetin, përpara se këto të miratohen në parim nga Senati Akademik dhe të nënshkruhen nga Rektori;
    • propozon për miratim në Këshillin e Administrimit, strukturën dhe numrin e punonjësve në fakultet;
    • shpall projektet fituese, për t’u financuar nga fondet për kërkim shkencor nga buxheti i fakultetit, si dhe bursa për studime a kërkime shkencore, që administrohen nga vetë fakulteti;
    • miraton listën e periodikëve shkencorë ku do të pajtohet fakulteti, si dhe titujt e librave që do të blihen për bibliotekën e fakultetit, mbi bazën e propozimeve të bëra nga departamentet;
    • miraton mënyrën e përdorimit të dhurimeve që janë kryer në favor të një departamenti, duke marrë parasysh propozimin e departamentit përfitues;
  5. Në ushtrimin e kompetencave të tij, Këshilli i Fakultetit shprehet me vendime.

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right