THIRRJE PUBLIKE PËR SHPREHJE INTERESI

Në datën 06.07.2026 përfundon mandati i anëtarëve të Bordit të Administrimit përfaqësues të universitetit. Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 48 dhe Statutin Universitetit “Fan S. Noli” Korçë, neni 33, Senati Akademik shpall thirrjen publike për shprehje interesi për kandidim për anëtar të Bordit të Administrimit, përfaqësues e të universitetit.

Kandidatët përfaqësues të personelit akademik mund të propozohen nga departamentet ose mund të vetëkandidohen dhe më pas Senati Akademik i universitetit përzgjedh 3 kandidatë për në Bordin e Administrimit, me mandat pesëvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.

Kërkesat për kandidim të paraqiten pranë Zyrës së Protokollit të universitetit. Ato do pranohen deri në datën 30.06.2026, ora 14:00.

Pranë sekretarive të departamenteve do të gjeni modelin e formularit për aplikim për anëtar të Bordit të Administrimit.

LEXO NË PDF

Postimi i Mëparshëm
Hapet thirrje për mobilitet studentor afatshkurtër në Rumani!
Postimi Pasues
STUDENTI I FAKULTETIT TË EKONOMISË, JURGEST MALUSHI, ENTUZIAST PËR PËRVOJËN E TIJ DISAMUJORE NË BELGJIKË, NË NJË MOBILITET STUDIMOR SEMESTRAL