Në datën 21 mars 2025 me rastin e “Javës së Parasë”, e cila këtë vit kishte në fokus edukimin financiar u organizua edhe një leksion i hapur nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin “Fan S. Noli”.
Veprimtaria edukative trajtoi temën “Bankat qendrore dhe roli i tyre në epokën digjitale” me lektore prof. dr. Luljeta Minxhozi, zëvendësguvernatore e Parë, Banka e Shqipërisë.
Në emër të Fakultetit të Ekonomisë përshëndeti të pranishmit prof. as. dr. Sonela Stillo, e cila theksoi se kjo orë e hapur ofron për studentët një panoramë dhe analizë të thelluar mbi sfidat dhe mundësitë që sjell transformimi digjital për sistemin bankar dhe rolin e bankave qendrore në këtë epokë dinamike.
Gjithashtu, studentët treguan interes për temën e trajtuar dhe u bënë pjesë aktive e diskutimeve në lidhje me të.
Veprimtaritë në kuadër të kësaj jave kanë për qëllim ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetare të përgjegjshëm dhe të aftë financiarisht.