Info Day për Rajonin Juglindor të Shqipërisë – Mundësi për inovacion dhe për zhvillim

Vendi: Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
Data: 18 mars 2025
Ora: 11:30 – 12:30

Në Universitetin “Fan S. Noli”, organizohet një Info Day për prezantimin e mundësive për inovacion, kërkim dhe zhvillim që ofron Instituti Evropian i Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT), pjesë e programit Horizon Europe.

Çfarë do të ofrojë kjo ditë informuese?

  • Informim mbi mundësitë e aplikimit dhe përfitimet nga fondet e EIT;
  • Diskutim mbi platformat e inovacionit në fusha si uji, bujqësia, mjedisi, energjia, digjitalizimi, kultura, ekonomia e gjelbër, shëndeti, ushqimi, industria përpunuese dhe më shumë;
  • Mundësi rrjetëzimi për kërkues shkencorë, institucione publike, biznese, shoqëri civile dhe start-up-e.

Kush mund të përfitojë?
✅ Kërkues shkencorë dhe pedagogë;
✅ Bashkitë, prefekturat dhe njësitë publike;
✅ Bizneset e vogla dhe të mëdha;
✅ Studentët dhe të rinjtë me ide inovative për start-up-e.

Organizuar nga:

Prof. dr. Klodiana Gorica, Pikë kombëtare kontakti për EIT në Shqipëri, në bashkëpunim me Universitetin e Korçës dhe AKKSHI (Agjensia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit).

Mos e humbisni këtë mundësi për të mësuar më shumë mbi rrugët e reja të inovacionit dhe të zhvillimit në Shqipëri!

 

Previous Post
BASHKËPUNIMI-DEPARTAMENTI I GJUHËVE TË HUAJA DHE ALEANCA FRANCEZE, KORÇË TAKIM LETRAR NË KUADËR TË PRANVERËS FRANKOFONE
Next Post
Hapen aplikimet për mobilitet stafi në Itali në kuadër të COMMO IX European Programme-Erasmus + KA171.