NJOHURI TË REJA MJAFT INTERESANTE DHE INOVATIVE, SI EDHE PËRVOJA MBRESËLËNËSE SOLLËN STUDENTET INA BALA, FJORELA BAJRAKTARI DHE DANJA BELORTAJA PAS VIZITËS NË UNIVERSITETIN E DONJA GORIC-ËS NË MAL TË ZI

Në datën 17 janar 2025, në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua një takim në të cilin studentet ndanë me bashkëmoshatarët këto përvoja të veçanta pas vizitës në Universitetin e Donja Goric-ës dhe Digital Den Hub në Mal të Zi, në kuadër të projekti Erasmus+ CBHE, SMART.

Për studentët e pranishëm në takim, vajzat treguan njohuritë e reja që përfituan në veprimtari të ndryshme, ku morën pjesë, trajnimet, orët e hapura, si dhe për njohjet e reja dhe shkëmbimin kulturor me bashkëmoshatarët atje dhe me stafin akademik, duke i vlerësuar mjaft të rëndësishme për karrierën e tyre si studentë dhe jo vetëm.

Takimin e përshëndetën edhe prof. as. dr. Ledina Alolli, dekane e FE dhe prof. as. dr. Benita Stavre, koordinatore e projektit, të cilat inkurajuan edhe studentët e tjerë që të përfshihen në trajnime dhe workshope që zhvillohen jo vetëm nga Qendra Inovative SMART, por edhe në të tjera mundësi që ofron Univeristeti ynë nëpërmjet mobiliteteve Erasmus+ me universitete të ndryshme në Evropë.

 

Previous Post
BASHKËPUNIMI NË KUADËR TË PROJEKTIT “INFRASTRUKTURA E SHKALLËZUAR E PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE PËR HULUMTIM BASHKËPUNUES NDËRMJET FAKULTETEVE TË UNIKO” ISHTE NË FOKUS TË TAKIMIT MIDIS PËRFAQËSUESVE TË KËSHILLIT TË QARKUT KORÇË, AGJENCISË TURKE PËR BASHKËPUNIM DHE KOORDINIM (TIKA) DHE UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”