ESE AKADEMIKE NË GJUHËN ANGLEZE- KONKURS ME STUDENTË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” ME MBËSHTETJEN E AADF-SË

Në datat 9-10 janar 2024 në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua konkursi i Esesë Akademike në gjuhën angleze, në kuadër të projektit READ, mbështetur nga AADF.

Në këtë konkurs kishte pjesëmarrje të lartë të studentëve të katër fakulteteve, të cilët patën mundësinë të shprehin idetë dhe talentin e tyre jo vetëm si krijues, por edhe si njohës të mirë të gjuhës angleze.

Komisioni i ngritur për këtë qëllim do të vlerësojë esetë, duke i parë edhe me softëere të specializuar për plagjaturë.

Në muajin mars, në një veprimtari të veçantë do të bëhet edhe ndarja e çmimeve dhe dhuratave për për fituesit e vendit I dhe II, si dhe certifikata pjesëmarrjeje për të gjithë studentët që u bënë pjesë e këtij konkursi.

 

Previous Post
BORDI KËSHILLIMOR, NJË STRUKTURË E RE E NGRITUR PRANË FAKULTETIT TË BUJQËSISË ZHVILLOI TAKIMI E PARË TË TIJ
Next Post
“MIGRACIONI DHE ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM NË DEVOLL, SHQIPËRI”- PROJEKTI I DEPARTAMENTIT TË HISTORI-GJEOGRAFISË PREZANTOHET NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”