DEPARTAMENTI FINANCË – KONTABILITET
Departamenti i Financë-Kontabilitetit është themeluar në vitin 2008. Eshtë një prej tre njësive bazë të Fakultetit të Ekonomise dhe është organizuar në përputhje me Statutin e UNIKO. Departamenti i Financë-Kontabilitetit është rritur në mënyrë të vazhdueshme, si për nga programet e studimit që ofron në dy cikle studimi, ashtu dhe për kapacitetin e pranimit të studentëve, duke u renditur si departamenti me numrin më të madh të studentëve në Fakultetin e Ekonomisë.
Stafi akademik i departamentit Financë-Kontabilitet përbëhet nga 14 pedagogë të fushave financë, kontabilitet, bankë dhe ekonomiks. Stafi i departamentit ka një nivel të lartë kualifikimi. Ai është i përbërë nga pesë profesorë të asociuar, shtatë doktorë shkencash, një doktor në proces dhe një anëtar që mban titullin “Master i Shkencave”. Si pjesë e stafit janë angazhuar edhe ish-studentë të këtij fakulteti, të cilët janë diplomuar me rezultate të larta në të dy ciklet e studimit.
Departamenti i Financë-Kontabilitetit ofron gjithsej pesë programe studimi: dy programe studimi në ciklin e studimeve “Bachelor”, dy programe studimi në ciklin e dytë të studimeve “Master Profesional” dhe një program studimi në ciklin e dytë të studimeve, “Master i Shkencave”. Departamenti ka realizuar me sukses diplomimin e një numri të madh studentësh në të dyja ciklet e studimeve që ofron.
PROGRAMET E STUDIMIT
STAFI
Departamenti i Financës dhe Kontabilitetit
1. Prof.as.dr. Eleni Vangjeli – Përgjegjës departamenti
2. Prof.as.dr. Alketa Zheku
3. Prof.as.dr. Anila Mançka
4. Prof.as.dr. Frederik Çuçllari
5. Prof.as.dr. Majlinda Bello
7. Dr. Genci Gjançi
8. Dr. Jorida Koçibelli
9. Dr. Klaudia Lipi
10. Dr. Klaudeta Merollari
11. Dr. Kostandin Nasto
12. Dr. Marsida Harremi
13. Dr. Junada Sulillari

