DEPARTAMENTI I GJUHËS DHE LETËRSISË

 . Departamenti i Gjuhë-Letërsisë është një prej 4 departamenteve në përbërje të fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, në Universitetin “Fan S Noli”. Programi i studimit të ciklit të parë “Gjuhë-Letërsi” u hap për herë të parë në vitin 2005, sipas Vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Nr.402, datë 25.05.2005 dhe kishte në përbërjen e tij 6 pedagogë efektivë. Në vitet në vazhdim, për nevoja të brendshme të departamentit, u rrit numri i stafit akademik dhe sot ai përbëhet prej 12 pedagogësh(7 pedagogë të gjuhësisë dhe 5 të letërsisë).

Në vitin 2008, hapen programet e studimit të ciklit të dytë “Master i nivelit të parë” për Ciklin e Lartë të Arsimit Bazë (CLAB) në Gjuhë-Letërsi dhe Master i nivelit të parë” për arsimin e mesëm (AM) në lëndët “Gjuhë-Letërsi”. Në vitin 2010, bëhet ristrukturimi i programeve të ciklit të dytë “Master Profesional” për Arsimin e Mesëm të Lartë (AML) në Gjuhë-Letërsi me profil minor në “Arte”, si dhe “Master Profesional” në Gjuhë-Letërsi me profil minor në “Sporte”. Në vitin 2018 bëhet ristrukturimi i këtij programi në “Master Profesional në “Mësuesi për Gjuhë-Letërsi” me 120 kredite. Po në vitin 2018 departamenti hap programin e studimit Master i shkencave në “Kulturë Media dhe Editim” dhe programin Profesional 2-Vje ç ar ”Mbështetës zyre për Komunikim, Biblotekë dhe Arkiv” dhe përgatiti dokumentacionin përkatës për hapjen e një programi të ri bachelor ” Media dhe kulturë filologjike”, i cili pritet te miratohet dhe të iniciojë në vitin e ardhshëm akademik 2021-2022. Aktualisht Departamenti ka një strukturë të mirëfilltë mësimore-kërkimore e pasqyruar kjo në një staf akademik të kualifikuar dhe të motivuar për promovim të mëtejshëm shkencor, si dhe në infrastukturën e përshtatshme mësimore të cilën e shfrytëzon për arritjen e rezultateve të të nxënit në kuadër të objektivave të secilit prej programeve të studimit. Gjatë vitit akademik 2018-2019 Departamenti i Gjuhëve të huaj përvijoi aktivitetin e vet mësimor dhe kërkimor të filluar tashmë një vit më parë në lidhje me drejtimet e mëposhtme.

Departamenti i Gjuhë-Letërsisë synon nëpërmjet veprimtarisë akademike, mësimore dhe shkencore:

1. Ofrimin e programeve të studimit që formojnë specialistë në fushën e gjuhësisë dhe letërsisë, si dhe në fushat e mësimdhënies dhe të nxënit të këtyre fushave. Formimi shkencor dhe profesional të studentëve si mësues të ardhshëm të gjuhës letërsisë shqipe, të aftë për t’iu përgjigjur në mënyrë konkrete kërkesave të realitetit shqiptar, duke përdorur metoda dhe mjete të përshtatshme për nevojat gjuhësore të fëmijëve, adoleshentëve, të rriturve dhe për të ndihmuar edukimin ndërkulturor për një lëvizje të lirë si nëpërmjet programeve të studimit ashtu edhe për punësim.

2. Ofrimin e programeve të studimit që formojnë specialistë të kualifikuar në fushën e medias,kulturës dhe editimit.

3. Ofrimin e programeve të studimit me karakter profesional, që formojnë punonjës mbështetës për zyrat, bibliotekat dhe arkivat

4. Sigurimin e vazhdueshëm të cilësisë së brendshme dhe ruajtjen e konkurrencës së diplomave në kontekstin e arsimit të lartë në vend, si dhe në kontekstin e arsimit të lartë në përgjithësi

5. Rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor dhe vënien e tij në dispozicion të zhvillimit shoqëror dhe kulturor të rajonit.

6 Përdorimin e metodave që sigurojnë një përvetësim aktiv të aftësive komunikuese të gjuhës dhe letërsisë në seminare dhe në praktikën mësimore të vëzhguar në shkollë.

Si një njësi përbërëse e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, departamenti i Gjuhë-Letërsisë ka si mision krijimin, zhvillimin, transmetimin dhe mbrojtjen e dijeve me anë të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.

PROGRAMET E STUDIMIT

STAFI

12. Prof.as.dr. Aida Gabeta