DEPARTAMENTI I MATEMATIKËS

1.Të krijojë , të trasmetojë , të zhvillojë , e të mbrojë dijet me anë të mësimdhënies , veprimtarisë kërkimore – shkencore inovacionit , si dhe të përgatisë specialist të zotë në fushat e TIK.

2.Orientimi më i mirë i Departamentit në konsolidimin e programeve të formimit akademik , ristrukturimi i tyre sipas kërkesave të tregut të punës.

3.Të përgatitë mësimdhënës të suksesshëm , me aftësi të thella profrsionale në fushën e TIK , cilësi të larta morale dhe shoqërore për tu kthyer në modele frymëzuese dhe motivuese për nxënësit.

4.Të përgatitë specialist me njohuri bazë dhe të avancuara në fushat kryesore të TIK , të aftësuar me njohuritë kryesore pedagogjike , kulturore dhe medodike për ti bërë specialist të mirë dhe profesionistë për të ardhmen .

5.Të përgatitë specialistë si njerëz të aftë për të punuar dhe për të ndihmuar ne komunitet.

6.Të përgatitë specialistë të motivuar për të punuar në të gjitha zonat e rajonit dhe më gjërë për të ndihmuar në zhvillimin e tyre , rritur cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve.

7.Departamenti i Matematikës dhe Fizikës synon të zhvillojë kërkime shkencore në fushat e TIK , si në fushën e telekomunikacionit dhe sigurisë së rrjetave kompjuterike dhe informacionit , në fushën e zhvillimit të aplikacioneve në ndihmë zhvillimit rajonale më gjërë si dhe në fushën e edukimit me ndihmën TIK.

8.Të bashkëpunojë edhe me departamente të tjera në formulimin e programeve për kurse formuese/ diplomave/ programeve të studimit , duke saktësuar mënyrën e mbulimit të ngarkesës së ryre.

9.Të kontribuojë në formulimin e projekteve didaktike të Fakultetit.

10.Të zhvillojë aktivitete kërkimore , konsulta mbi kontrata apo projekte të jashtme si dhe prova/matje apo certifikime mbi projekte.

11.Të formulojë edhe në bashkëpunim me departamente të tjerë , insitucione rajonale dhe /ose me insitucione të tjera , planin vjetor të zhvillimit të projekteve kërkimore dhe të kompetencave didaktike , pet tia paraqitur senatit akademik me qëllim përpunimin e programit të zhvillimit të Universitetit.

PROGRAMET E STUDIMIT

STAFI