DEPARTAMENTI I BIOLOGJI-KIMISË

Misioni i këtij departamenti është të sigurojë një mësimdhënie me nivel të lartë të disiplinave të Biologji-Kimisë duke ofruar performancë dhe cilësi në kurset tona, kurrikula dhe teknologji të reja në mësimdhënie. Njëkohësisht misioni ynë është zhvillimi dhe integrimi i punës shkencore me mësimdhënien, organizimi i veprimtarive shkencore me karakter lokal, kombëtar dhe ndërrajonal.

Misioni i Departamentit Biologji–Kimisë është pjesë e misionit të FSHNH -së dhe ndahet në tre komponentë specifikë:

Mësimi: Të përgatisë specialistë të kualifikuar të aftë të përballen me sfidat e kohës për Biologji–Kimi, mësimdhënës të suksesshëm, me aftësi të thella profesionale në fushen e biologji–kimisë, cilësi të larta morale dhe shoqërore për t’u kthyer në modele frymëzuese dhe motivuese për nxënësit..

Objektivi final i programit është që të përgatitë specialistë të zotë në fushën e mësimdhënies së Biologji–kimisë që të thithen nga tregu i punës, qoftë në sektorin arsimor shtetëror e privat, ashtu edhe në sektorin privat industrial e ushqimor si specialistë trajnues i probelematikave kimike e biologjike probleme që shtrohen me forcë dhe janë të detyrueshme nga standartet e B.E dhe Republikës së Shqiperisë.

Kërkimi:

Departamenti i Biologji-Kimisë ushtron veprimtari mësimore dhe kërkimore-shkencore në përmbushje të misionit të tij në drejtimet e formimit universitar të studentëve dhe kërkimit shkencor bazë

Të synojë që nëpërmjet kërkimit bazë dhe të aplikuar, të përmirësojë dhe të ngrejë në një nivel më të lartë mesimdhenien e Biologji–kimisë.

Departamenti i Biologji-Kimisë synon të zhvillojë kërkime shkencore në fushën e Biologji–kimisë, në fushën e vleresimit te cilesise dhe sigurise se ushqimeve, në fushën e biologjisë të kancerit

Të interpretojë dhe shprehë në një gjuhë të kuptueshme rezultatet e kërkimit, si në laborator ashtu dhe në teren.

Formimi i vazhduar: Departamenti Biologji-Kimise vazhdon sesionet e rregullta të trajnimit, në përmbushje të Udhëzimit të MASR-së për veprimtarinë e Qendrave të Trajnimit për mësuesit në shërbim.

PROGRAMET E STUDIMIT

STAFI