NË KUADËR TË FUSHATËS “16 DITË AKTIVIZËM KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE DHE VAJZAVE” U ZHVILLUA NJË VEPRIMTARI NDËRGJEGJËSUESE NË MJEDISET E UNIKO

Në datën 27 nëntor 2024 në mjediset e UNIKO u zhvillua veprimtaria ndërgjegjësuese me temë: “Së bashku mund të luftojmë për një shoqëri të lirë nga dhuna dhe të ndërtojmë një të ardhme më të sigurt për të gjithë”, në kuadër të fushatës “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave”.

Në këtë takim të zhvilluar nga shoqata “Unë Gruaja” gjatë diskutimeve u trajtua tema “Sfidat e prindërve të fëmijëve me Spektrin e Autizmit” nën moderimin e Eliona Kalemajt, si dhe me pjesëmarrje nga Qendra Komunitare Maliq, prindër të fëmijëve me aftësi ndryshe të qendrës “KIDC&YOUTH LAB” dhe studentë të departamentit të Shkencave Sociale.

 

Previous Post
URDHËR NR 825, DT. 27.11.2024 “PËR SHPALLJEN E FILLIMIT TË PROCESIT ZGJEDHOR DHE DATËS SË ZHVILLIMIT TË ZGJEDHJEVE PËR KËSHILLIN STUDENTOR TË UNIVERSITETIT FAN S. NOLI”
Next Post
NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR TË SAPODIPLOMUARIT STUDENTË TË EKSELENCËS PËR INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE