Erasmus+

Erasmus+

KA220-HED

Partneritete Bashkëpunimi në Arsimin e Lartë

(Periudha e Zbatimit – 3 Nëntor 2025 – 2 Nëntor 2028)

Avancimi i Ekonomisë Rrethore dhe Qëndrueshmërisë në Aktivitetet e Biznesit Rural.

Aftësi për të Ardhmen (CERAS)

2025-1-RO01-KA220-HED-000361049

Në një kohë kur sfidat mjedisore kërkojnë gjithnjë e më shumë që sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në zonat rurale të aplikojnë modele biznesi të orientuara drejt qasjes rrethore dhe të qëndrueshme, dhe kur nevoja për ekspertizë, inovacion dhe dixhitalizim rritet, projekti CERAS synon të forcojë kapacitetin e Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) për të transferuar njohuri dhe për të ofruar arsim cilësor në fushën e Ekonomisë Rrethore.

Në këtë projekt, Universiteti “Fan S. Noli” merr pjesë si partner, duke kontribuar në avancimin e praktikave moderne arsimore dhe në bashkëpunimin me aktorët e biznesit.

Në bashkëpunim të ngushtë me bizneset e vogla dhe të mesme, projekti do të krijojë një platformë dixhitale, për të pajisur studentët dhe stafin akademik, me mjete bashkëkohore për të mësuar, analizuar dhe shkëmbyer njohuri. Gjithashtu, kjo platformë do të rrisë aftësinë e institucioneve të arsimit të lartë për tu modernizuar, për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me aktorët e tregut të punës. Nëpërmjet projektit CERAS, studentët do të fitojnë njohuri themelore mbi strategjitë që lidhen me ekonominë rrethore, përdorimin optimal të burimeve dhe mbetjeve, si dhe perspektivat e reja të biznesit të qëndrueshëm, të përshtatura veçanërisht për aktivitetet ekonomike në zonat rurale.

Universiteti “Fan S. Noli” do të përfitojë nga ky projekt duke forcuar kapacitetin e institucionit për të ofruar arsim modern, gjithëpërfshirës dhe me cilësi të lartë mbi ekonominë rrethore, një qasje thelbësore për adresimin e ndryshimeve klimatike dhe qëndrueshmërisë mjedisore.

Objektivat specifikë

  • Forcimi i bashkëpunimit dhe krijimi i një kuadri efektiv për bashkëpunim midis institucioneve partnere.
  • Identifikimi dhe vlerësimi i treguesve për monitorimin e tranzicionit të bizneseve rurale drejt modelit të ekonomisë rrethore.
  • Hartimi, zbatimi dhe testimi i një platforme për tu përdorur në aspektet mësimore dhe komunikuar me bizneset e vogla dhe të mesme.
  • Përgatitja e profesionistëve të ardhshëm përmes një programi të përbashkët aktivitetesh për studentët, të ofruar nga partnerët e projektit.
  • Forcimi i bashkëpunimit midis IAL-ve dhe aktorëve të biznesit për të nxitur modernizimin, punësimin dhe për të mbështetur zhvillimin e biznesit rural.
  • Lehtësim i shkëmbimit të ideve, zgjidhjeve, praktikave më të mira dhe përvojave, duke promovuar dhe njëkohësisht ndërgjegjësuar komunitetin, për përfitimet e ekonomisë rrethore dhe rolin e saj në zbutjen ndikimeve negative nga ndryshimet klimatike.

Më shumë informacion rreth projektit CERAS mund të gjeni në faqen zyrtare: https://ceras.ub.ro/