Infrastruktura

LABORATORËT E FAKULTETIT TË SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE

DEPARTAMENTI I MATEMATIKËS DHE FIZIKËS

Aktualisht në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane janë tri ambiente për laboratorët e Fizikës, këto laboratorë janë totalisht me karakter didaktik të përdorshëm nga studentët e degëve Matematikë-Fizikë, Matematikë-Informatikë dhe degëve që përmbajnë në kurrikulën e tyre lëndën e Fizikës.

Mjediset e punës për stafin akademik janë relativisht të mjaftueshme dhe janë të pajisura me mjetet e nevojshme për mbarëvajtjen e punës mësimore.

Laboratori i Mekanikës (Auditori 006)

Në këtë laborator kryhen punët si më poshtë:

  • Matja e përmasave të vogla me Kalibër
  • Studimi i lëvizjeve
  • Studimi i levizjes së trupit të ngurtë që kanë një bosht rrotullimi
  • Studimi i ligjeve të Njuton-it
  • Studimi i ligjeve të ruajtjes
  • Studimi i tingullit

 

Laboratori i Termodinamikës (pjesërisht) dhe Elektromagnetizmit (Auditori 208)

Në këtë laborator kryhen:

  • Studimi i ligjeve të gazeve
  • Fotocelula
  • Studimi i fushës elektrostatike të krijuar nga kondesatorët e rrafshët.
  • Rryma elektrike e vazhduar. Ligjet kryesore të rrymës së vazhduar. Rryma në përcjellësit e ngurtë.
  • Zmadhimi i kufirit të matjes së ampermetrit dhe voltmetrit me anën e shuntimit dhe rezistencës shtesë.
  • Matja e rezistencës të një përcjellësi omik me metoda të ndryshme (Përcaktimi i rezistencës të një përcjellësi omik me anën e urës së Uitsonit).

 

Laboratori i Optikës dhe Fizikës modern (auditori 006)  

Në këtë laborator kryhen:

  • Studimi i pasqyrës së lugët.
  • Studimi i thjerrave.
  • Ndërtimi i modelit të  mikroskopit.
  • Vrojtimi i dukurisë së interferencës të dritës.
  • Vrojtimi i dukurisë së difraksionit të dritës.
  • Zbërthimi i dritës me ane të prizmit
  • Spektri i atomit të hidrogjenit. Seritë spektrale. Teoria e Borit për atomin e hidrogjenit.

 

DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS

Në dispozicion të studentëve të programeve të studimit dhe stafit akademik, Departamenti i Informatikës ofron 2 laboratorë të pajisur me aparatura dhe pajisje bashkëkohore. Në përputhje me kërkesat e programeve të studimeve, sejcili nga laboratorët është i pajisur me kompjutera, videoprojektor dhe pajisjet e tjera të nevojshme. The gjithë kompjuterat janë të lidhur në rrjet, kanë akses të vazhdueshem të internetit dhe në to janë instaluar programet e nevojshme për të përmbushur objektivat e lëndëve.

 
 

 

DEPARTAMENTI I INFERMIERISË

Laboratori i Anatomisë dhe Fiziologjisë (201 B)

Në të gjenden pajisjet anatomike mulazhet, organet, pjesët e skeletit, simulatorë anatomike dhe fiziologjikë 3 dimensionalë për zhvillimin sa më konkret dhe bashkëkohor të praktikave mësimore.

 

Laboratori i Histologjisë (205 B)

Ky laborator shërben për zhvillimin e seminareve, laboratorëve në lëndët Histologji – Embriologji – Gjenetikë, Farmakologji dhe Sëmundje të brendëshme. Laboratori ka mjete didaktike tabela, foto, ka një kit reanimimi të aparatit respirator dhe një analizator.

 

Laboratori i Obstetrikë- Gjinekologjisë (305 B)

Ky laborator shërben për zhvillimin e seminareve, laboratorëve në lëndët Obstetrikë-Gjinekologji dhe kujdes infermieror ne Obstetrike-Gjinekologji Ky laborator ka si mjete didaktike: Manekinë  simulator i lindjes normale ( manuale), Model  pelvic femeror, Modeli i fetusit gjate shtatëzanisë, Model gjoksi femëror për ekzaminime, Modeli i shtatzanisë përpara lindjes, Shtrat gjinekologjik, Fetoskop, Pelvimetër, Sistem  uro-genital etj.

 

Laboratori i Infermieristikës   (203 B)

Ky laborator shërben për zhvillimin e seminareve, laboratorëve në lëndët Kujdes infermier kardiologji, pneumologji, sëmundje infective dhe kujdes pediatrik.

Laboratori ka postera, apparat EKG, Krahë për injeksione intravenozë dhe intramuskularë, mulazh, manekin, kit I ndihmës së shpejtë, apparat pulverizator, ambu për respiracion artificial, pajisje oksigjenoterapie, etj.

 

Laboratori i Infermieristikës (301 B)

Zhvillohen orët e laboratoreve në lëndën Bazat e Infermieristikës 1/2, Kujdes paliativ, kujdes geriatri-gerontologji, Kujdes në sëmundje të brendshme 3, Etikë-deontologji.

 

 

Laboratori i Kirurgjisë (105 B)

Në këtë laborator zhvillohen të gjitha orët e laboratorëve në lëndën “Kujdes infermieror-Kirurgji e përgjithshme” dhe “Kujdes infermieror-kirurgji speciale”.

 

Laboratori i Infermieristikës (102 B)

Në këtë laborator zhvillohen të gjitha orët e laboratorëve në lëndën Bazat e Infermieristikës 1/2, Kujdes në Puerikulturë-Neonatologji, Kujdes në Sëmundje të Brendëshme 3, Kujdes në Urgjencat Mjekësor

 

Laboratori i Mikrobiologjisë (101 B)

Laborator didaktik, i ardhur në vitin 2012.

 

Laboratori i Fizioterapisë

Pajisjet kanë ardhur në vitin 2014

 

DEPARTAMENTI I BIOLOGJI-KIMISË

Ky Departament ka dy laboratorë, të cilët ndodhen pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane. Laboratori i Kimisë dhe Kimisë Analitike dhe Laboratori i Biologjisë janë me një sipërfaqe afërsisht 40 m2 dhe me kapacitet rreth 30 vende për studentët.

Të dy laboratorët janë të pajisur me infrastructure, e cila është në funksion të plotë për zhvillimin e praktikave gjatë mësmidhënies, si dhe për kërkimin shkencor të studentëve e pedagogëve.

Gjatë zhvillimit të punëve praktike studentët kanë mundësinë të njihen me materialet e metodat e përdorimit të paisjeve të ndryshme dhe të zhvillojnë punë individuale. Laboratorët janë të pajisur me një numër të madh të reagentëve, materialeve dhe paisjeve të cilat i lejojnë studentët dhe pedagogët të kryejnë punë kërkimore shkencore. Laboratorët janë vënë në dispozicion edhe të studentëve të Universiteteve të huaja (me të cilët Universiteti ynë ka marrëveshje bashkëpunimi) të cilët kanë zhvilluar pranë tyre pjesën eksperimentale të temave të diplomave.

Pranë këtyre laboratoreve realizohen:

Analiza për vlerësimin e parametrave të mjedisit;

Analiza të hidrokarbureve;

Analiza kimike të mineraleve;

Analiza mikrobiologjike;

Analiza biologjike;

Analiza ushqimore të specifikuara

Në dispozicion të programeve të studimit të BIOLOGJI-KIMISË ka 2 laboratorë me infrastrukture bashkëkohore pajisje moderne pranë Departamentit Agroushqim i F.B. të Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës.

1. Laboratori i mikrobiologjisë me rreth 30 vende. Ka një përvojë 44-vjecare. I rinovuar me pajisje bashkëkohore elektronike, reagente të bollshëm, qelqurina për realizimin 100% të programit mësimor, si dhe për të kryer punë kërkimore për temat e diplomave

2. Laboratori i metodave të analizave instrumentale me rreth 30 vende. I pajisur me paisje modern, si: polarimetra, fotometrat me filtra (FEK), Spektrofotometrat (SF UV-VIS), fotometra me flakë, pH-metra, gaz kromatograf, kromatograf i lëngët me performancë të lartë (HPLC), elektroforezë, reagentë të bollshëm, qelqurina për realizimin 100% të programit mësimor, si dhe për të kryer punë kërkimore për temat e diplomave.

 

LABORATORËT E FAKULTETIT TË BUJQËSISË

Departamenti i Agroushqimit  

(Laboratori i departamentit të Agroushqimit dhe Laboratori i Kimisë janë shkrirë në të njëjtin mjedis)

Laborator didaktik që mund të përdoren edhe për kërkim shkencor ose për ofrimin e shërbimeve ndaj të tretëve.

Në laboratorin e departamentit të Agroushqimit kryhen analiza të substancave volatile si alkolet në pije të ndryshme alkolike; analiza të substancave të tretura në lëngje si vitamina etj.; analiza të ndryshme që lidhen me absorbimin e dritës si psh. përcaktimi i nitriteve, karbohidrateve etj.; djegja e mostrave për përcaktimin e azotit në produkte të ndryshme ushqimore; distilimi i mostrave të pirolizuara ose të djegura; përcaktimi i lagështisë së produkteve të ndryshme për një kohë relativisht të shkurtër; tharrje e produkteve të ndryshme në një kohë më të gjatë, pra largimi i lagështisë; peshimi i produkteve të ndryshme në sasi shumë të vogël me katër shifra pas presjes etj.

 

Laboratori i mikrobiologjisë

Laborator didaktik që mund të përdoret edhe për kërkim shkencor ose për ofrimin e shërbimeve ndaj të tretëve.

Laboratori i mikrobiologjisë shërben për kultivimin e mikroorganizmave në një temperaturë të caktuar duke përdorur termostat frigorifer; me termostat të vogël kryhet kultivimi i mikroorganizmave në një temperaturë deri në 70oC; nëpërmjet peshores analitike peshohen produkte në sasi shumë të vogël me katër shifra pas presjes; me peshore teknike peshohen produkte të ndryshme deri në masën 500 gr.; matje e PH në tretësira të ndryshme me Pehashmetër; me steriomikroskopë shihen preparate të përgatitura në pjata petri si psh. myqe etj.;  me mikroskopë biokularë vrojtohen preparate mikroskopike të ndryshme; nëpërmjet centrifugës bëhet përzierja e produkteve për përfitimin e precipitative etj.

 

Laboratori i prodhimit shtazor dhe botanikës

Laborator didaktik që mund të përdoret edhe për kërkim shkencor ose për ofrimin e shërbimeve ndaj të tretëve.

Në laboratorin e prodhimit shtazor dhe botanikës mund të kryhen këto analiza: me centrifugën Gerber bëhet përcaktimi i yndyrës së qumështit me metodën klasike; me termostat kryhet inkubimi i mostrave që përdoren për analizat fiziko-kimike dhe mikrobiologjike; nëpërmjet peshores analitike peshohen mostra të ndryshme; termometri dixhital mundëson matjen e temperaturave në thellësi të lëngjeve; matja e aciditetit të qumështit me Byret dixhital;  bëhen analizat kimike të qumështit dhe matja e aciditetit të tij;  përcaktimi i sheqerit në laktozë etj.

 

Laboratori i Agrokimisë

Me pajisjet e këtij laboratori mund të bëhen të gjitha analizat kimike të tokës (makro dhe mikroelementet, metalet e rëndë, PH etj.)

 

Laboratori i mbrojtjes së bimëve

Laborator didaktik, i cili mund të përdoret për kërkim shkencor ose për ofrimin e shërbimeve ndaj të tretëve.

Në laboratorin e mbrojtjes së bimëve ka mikroskopë për përdorim gjatë punëve të laboratorit. Përdoren për studimin e patogjenëve bimorë; Stereomikroskop për vrojtimin dhe përcaktimin e specieve të insekteve; bëhen studime eksperimentale të vektorit si dhe krijimi i kolonive testuese të insekteve me kafaze insektesh dhe inkubatorë të vegjël; peshore, PH metër, centrifugë; inkubator për të rritur dhe mbajtur kultura mikrobiologjike ose qelizore; kontenier me azot të lëngët -GT35 për ruajtjen dhe transportin e materialeve biologjike; termociklues për amplifikimin e AND-së dhe analizat e mëtejshme të molekulave etj.

 

LABORATORËT E FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË

Laboratori dixhital i gjuhëve të huaja

Laborator didaktik, i cili përdoret gjatë procesit mësimor me të studentët e departamentit të Gjuhëve të Huaja. Gjithashtu, në kuadër të projekteve të ndryshme është vënë në dispozicion të mësuesve në shërbim me qëllim zhvillimin e aftësive të tyre dixhitale.

Laboratori i Edukimit për Fëmijërinë dhe Foshnjërinë e Hershme

Ky laborator është didaktik, me mjete konkrete pune për aftësimin e studentëve të programit të studimit “Edukim për Foshnjërinë dhe Fëmijërinë e Hershme” dhe “Parashkollor”, të cilët do të  ofrojnë shërbimin si edukatorë për fëmij ëtë moshës nga 0-6 vjeç, në çerdhe, kopshte etj.

 

LABORATORËT E FAKULTETIT TË EKONOMISË

Laboratori “Hoteleri-Turizëm dhe Laboratori i Kompjuterizimit Financiar janë dy laboratorë, të cilët përdoren për qëllime didaktike.