Njoftim për vend të lirë pune

Bazuar në Ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 57, pika 2, Statutin, si dhe në Rregulloren e universitetit, Universiteti “Fan S. Noli” Korçë, shpall konkursin për personel akademik me kohë të pjesshme (të jashtëm), për vitin akademik 2023-2024, për të gjitha programet e studimit, që ofrojnë fakultetet e universitetit tonë.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të kenë përfunduar studimet universitare në fushat përkatëse në universitetet brenda ose jashtë vendit. Të zotërojnë së paku një diplomë të nivelit “Master i Shkencave”;  
  • Të kenë notë mesatare të përgjithshme të studimeve universitare mbi 8;
  • Të kenë njohuri të mira të një prej pesë gjuhëve të huaja të BE-së, vërtetuar me certifikatat ndërkombëtare të njohura nga MAS, ose të mbrojtura pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë; 
  • Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna;
  • Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;

 Kandidatët preferohen të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta: 

  • Të kenë përvojë pune në mësimdhënie dhe/ose në specialitetin përkatës;
  • Preferohen kandidatët me tituj dhe grada shkencore.

 Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm: a- Kërkesë për aplikim për vendin e punës; b- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass); c- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; d- Fotokopje të diplomave dhe listave të notave të noterizuara;

  • Fotokopje të diplomës/certifikatës së gjuhës së huaj dhe të kualifikimeve të tjera të noterizuara;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësinë në punë); h- Librezë shëndetësore (fotokopje);

i- Deklaratë nga kandidati aplikues për konfliktin e interesit;

Diplomat, certifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen  me vërtetimin e njohjes dhe njësimit nga MAS, sipas përcaktimit të ligjit nr. 80/2015 datë 22.07.2015, neni 92, pika 3. 

Dokumentet do të dërgohen në rrugë postare, në adresën: Universiteti “Fan S. Noli” Korçë, Shëtitorja

“Rilindasit”.

Dokumentet do të dorëzohen brenda 10 ditëve kalendarike nga e nesërmja e publikimit të njoftimit nga Agjensia e Prokurimit Publik.

Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë. 

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit. 

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right