Duke filluar nga data 16 nëntor 2022 studentë të departamentit të Infermierisë kanë qenë çdo ditë pranë bankës së gjakut për të dhuruar gjak. Në ditën e parë i janë drejtuar vullnetarisht kësaj Banke dhjetëra studentë të vitit të I për të vijuar më tej me studentë të cikleve të tjera të studimit.
Sipas përgjegjësit të këtij Departamenti, Blendi Baze studentët e kanë kthyer tashmë në traditë angazhimin në dhurimin e gjakut që bëhet kryesisht në muajin qershor dhe nëntor. E veçantë këtë vit është pjesëmarrja e madhe e studentëve në këtë fushatë, e cilaorganizohet në bashkëpunim dhe me Kryqin e Kuq Dega Korçë.
Ata dhurojnë gjak për t`u ardhur në ndihmë personave që kanë më tepër nevojë për të, duke u përpjekur të ndërgjegjësojnë edhe të rinj të tjerë të qytetit për t`iu bashkuar kësaj nisme me sloganin: “Kush dhuron gjak shpëton jetë”.