“INJEKTO DIJEN”-VEPRIMTARI E ORGANIZUAR NGA STUDENTË TË DEPARTAMENTIT TË INFERMIERISË

Gjatë muajit nëntor 2020, studentë të departamentit të infermierisë pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane organizuan veprimtarinë “Injekto dijen” me të rinj të rajonit të Korçës. Qëllimi i saj ishte njohja e tyre me probleme të ndryshme të shëndetit dhe të mirëqenies në përgjithësi. Këtë vit studentët e këtij departamenti u bënë pjesë e “Laboratorit të dijes” në kuadër të të cilit u zhvillua edhe kjo veprimtari. Gjatë takimeve, nxënësit e shkollave të mesme biseduan me studentët duke treguar interes edhe për programet e studimit që ofron departamenti i infermierisë të FSHNH pranë UNIKO. Në kushtet e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 studentët shpërndanë maska dhe dezinfektantë. Ata i zhvilluan takimet informuese gjatë gjithë muajit nëntor dhe synojnë që këtë veprimtari ta kthejnë në një traditë.

Previous Post
U PROMOVUA NË UNIKO LIBRI “MIQËSI NËPËR KOHËRA”-PËRBASHKËSI SHQIPTARO-RUMUNE E AUTORËVE MIRCEA PERPELEA DHE MARCEL N. POPESKU
Next Post
STAFI I REKTORATIT TË UNIKO I BASHKOHET NISMËS “KOVAT BLU” NË NDIHMË TË TË MOSHUARVE TË VETMUAR NË KORÇË