Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIKO DHE INSTITUTI SHQIPTAR PËR STUDIME NDËRKOMBËTARE NËNSHKRUAN MEMORANDUMIN E MIRËKUPTIMIT PËR KËRKIMIN SHKENCOR DHE BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E SHKENCAVE POLITIKE, EKONOMIKE, SHOQËRORE DHE ATO TË LIGJIT

Në datën 16 dhjetor rektori i UNIKO, prof. dr. Dhimitri Bello dhe drejtorja ekzekutive e Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS), znj. Alba Çela nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për kërkimin shkencor dhe bashkëpunimin në fushën e shkencave politike, ekonomike, shoqërore dhe ato të ligjit. Gjatë takimit të zhvilluar në mjediset e Rektoratit, ku ishin të pranishëm edhe zëvendësrektorja për shkencën dhe projektet në UNIKO, dr. Benita Stavre, si dhe kryetari i AIIS, z. Albert Rakipi, u diskutua konkretisht për veprimtaritë që do të zhvillohen në kuadër të këtij bashkëpunimi si në kërkime të përbashkëta shkencore, ashtu edhe në projekte të zhvillimit, në organizimin e leksioneve, simpoziumeve, konferencave, shkollave verore, trajnimeve e takimeve ndërkombëtare, në përfshirjen e studentëve në veprimtari shkencore, shkëmbimin e informacionit, të materialeve e publikimeve teknologjike-shkencore etj. Gjithashtu në takim u diskutua edhe për ruajtjen dhe përmirësimin e standardeve akademike. Në këtë kuadër z. Rakipi u bëri një ftesë të hapur të gjithë pedagogëve të UNIKO të botojnë punimet e tyre në revistën e këtij instituti “Tirana Observer”, e cila gjendet online dhe në format të printuar. 

Leave a Reply

sqAlbanian