Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PEDAGOGË, STUDENTË DHE ALUMNI I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” U BËNË PJESË E SESIONIT INFORMUES PËR PREZANTIMIN E PORTOFOLIT TË PROGRAMIT TË EDUKIMIT TË FONDACIONIT SHQIPTARO-AMERIKAN PËR ZHVILLIM (AADF) SI PROJEKTET CLEANSCORE, READ, MASTER&INTERNSHIP PROGRAM SI DHE PROJEKTI LEAD ALBANIA

Në datën 2 shkurt 2022 përfaqësues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) zhvilluan një sesion informues për pedagogë, studentë dhe Alumnin e Universitetit “Fan S, Noli”, ku prezantuan portofolin e programit të edukimit. Takimin e përshëndeti fillimisht zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, dr. Benita Stavre, e cila njëkohësisht vlerësoi edhe bashskëpunimin që Universiteti ynë ka me këtë fondacion duke veçuar disa projekte që tashmë ka në nisur siç është edhe projekti CleanScore. Më pas, z. Sokol Ymeri, menaxher projektesh për edukimin pranë AADF u ndal në disa nga mundësitë që u ofrohen pedagogëve, studentëve dhe të rinjve korcarë në përgjithësi në projekte të tilla si:  Read, Master&Internship Program, si dhe Projekti Lead Albania. Gjithashtu edhe koordinatorët e projekteve për edukimin, z. Enrik Keco dhe znj. Dorena Dyrmishi bënë prezantimet e të detajuara në lidhje me kriteret për aplikim, afatet, mbulimin financiar etj., duke iu përgjigjur edhe pyetjevëe të shumta të studentëve, pedagogëve e pjesëmarrësve të tjerë në takim. Më pas, përfaqësuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim së bashku me koordinatoren e CleanScore për Universitetin e Korçës, znj. Holta Bimbli u pritën në takim nga rektori, prof. dr. Dhimitri Bello dhe  zëvendësrektorja, dr. Benita Stavre. Ata diskutuan në kuadër të bashkëpunimit të mëtejshëm të Universitetit me AADF, duke e vënë theksin në projektet e sektorit të edukimit. Projekte të cilat u ofrojnë mundësi të mira stafit akademik dhe studentëvet për të fituar përvoja të reja profesionale dhe akademike. Krahas projektit CleanScore që po implementohet prej më shumë se një viti në UNIKO të pranishmit vlerësuan rëndësinë që ka promovimi i mëtejshëm i projekteve të tjera të AADF-së në UNIKO, si: MIP – Master and Internship program, i cili ofron bursa studimi Master 2-vjeçar në SHBA, si dhe Internship 6-mujor në SHBA për profesionistët e rinj; Projekti READ, i cili synon bashkëpunimin e akademikëve shqiptarë me akademikët e diasporës shqiptare mbi ekspertizën e tyre të përbashkët kërkimore, Programi LEAD, i cili ofron punësim 1-vjeçar për profesionistët e rinj si këshilltarë pranë një ministrie në Shqipëri.

Leave a Reply

sqAlbanian