Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

DEPARTAMENTI I GJUHËS DHE LETËRSISË ORGANIZOI NJË VEPRIMTARI PËR PROMOVIMIN E MONOGRAFISË SHKENCORE “CAKTUESORI NË GJUHËT E BALLKANIT” TË PEDAGOGES, DR HYSNIE HAXHILLARI

Në datën 17 janar 2022 në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë organizoi një veprimtari për promovimin e monografisë shkencore “Caktuesori në gjuhët e Ballkanit” të pedagoges, dr. Hysnie Haxhillari. Në fjalën e hapjes përgjegjësja e departamentit, prof. as. dr. Anyla Saraçi falënderoi të pranishmit, ndërsa bëri një vlerësim për këtë libër. Ajo veçoi rëndësinë që kanë dy elementët kryesorë që kanë të bëjnë me gjuhësinë gjenerative dhe atë krahasuese, njëkohësisht vlerësoi edhe përpjekjet e autores për ta bërë sa më konkrete pjesën e shembujve ballkanike. Më tej e mori fjalën prof. dr. Rami Memushaj, redaktori shkencor i librit, i cili nëpërmjet një lidhjeje online përshëndeti pjesëmarrësit dhe njëkohësisht i uroi suksese autores. Ai e vlerësoi këtë monografi për kontributin modest që do të ketë në sintaksën e shqipes, ku caktuesori shihet në kuadër të gjuhëve të ballkanit. Më tej, vlerësime për librin dhe urime të mëtejshme për autoren përcollën edhe kolegët, prof. as. dr. Elona Biba, dr. Eris Rusi, pedagogu Olger Brame, studentët etj.

Së fundi, dr. Hysnie Haxhillari shprehu falënderime të sinqerta për të pranishmit, si dhe për të gjithë ata që e mbështetën në punën e saj gati një-vjeçare deri në botimin e këtij libri. Ndërsa nënvizoi dy elementët më të rëndësishëm të librit: analizat dhe krahasimet në disa nga ndërtime në gjuhët e Ballkanit, ajo tha se ky është vetëm fillimi i objektivave të përcaktuara për të cilat nuk i mungon as dëshira dhe as vullneti për ta thelluar më tej këtë studim. Sipas saj, gjuhësia gjenerative ofron mundësi për të analizuar më saktë ato dukuri gjuhësore që në sintaksën tradicionale nuk mund të shihen qartë.

Leave a Reply

sqAlbanian