Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Këshilli i Studentëve

Këshilli i Studentëve të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë

Këshillat e studentëve promovojnë dhe koordinojnë pjesëmarrjen e studentëve dhe përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të universitetit, si dhe në strukturat mësimore-kërkimore dhe në ato të shërbimeve. Këshilli i Përgjithshëm i Studentëve të Universitetit “Fan S. Noli” dhe Këshilli i Studentëve të çdo Fakulteti zgjidhet me votim nga të gjithë studentët. Ai ka në përbërje të tij përfaqësues të studentëve nga të gjitha fakultetet. Këshilli Studentor shpreh mendime dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm të universitetit, si: për planet dhe programet e studimeve, rregulloret për veprimtaritë mësimore, cilësinë e shërbimeve, zhvillimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, artistike, sportive etj.

 


VEPRIMTARI

“KUSH E GJEN”- VEPRIMTARI ARGETUESE ME STUDENTË DHE PEDAGOGË

Në datën 10 prill 2018, Këshilli i Studentëve të Universitetit “Fan S. Noli”,  zhvilloi konkursin “Kush e Gjen”, një veprimtari argëtuese me pedagogë dhe studentë të këtij Universiteti.  Nëpërmjet pyetjeve dhe lojërave të organizuara, në konkurs u krijua një atmosferë nxitëse për shfaqjen e njohurive të gjithsecilit, në fusha të ndryshme, ku u ndanë edhe çmime për fituesit. Veprimtari të tilla synojnë të gjallërojnë jetën studentore në UNIKO.

   

“SONDAZHI KOMBETAR I STUDENTËVE 2017-2018”- TAKIM INFORMUES NGA  AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

Në datën 30 mars 2018, përfaqësues të Këshillit Studentor të Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës, morën pjesë në takimin informues që Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) organizoi për zhvillimin e “Sondazhit Kombëtar të Studentëve 2017-2018”. Në këtë takim u fol për rëndësinë që ka pyetësoi  i studentëve, për vlerësimin e standardeve të cilësisë së Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe programeve të studimit që ato ofrojnë. Studentja Sara Metanj, Kryetare e Këshillit Studentor të UNIKO,  do të përfaqësojë Universitetin në këtë proces.

STUDENTËT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, GJATË VIZITËS NË KOSOVË U TAKUAN EDHE ME ZËVENDËSKRYEMINISTRIN FATMIR LIMAJ

Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” zhvilluan një vizitë dy ditore në Kosovë. Ndalesa e parë ishte qyteti karakteristik i Prizrenit, ku vizituan Shtëpinë e Flamurit dhe u njohën me historinë e tij.  Në Prishtinë studentët vizituan Kolegjin UBT si dhe Universitetin e Prishtinës, ku zhvilluan një takim edhe me Zëvendëskryeministrin Z. Fatmir Limaj, i cili shprehu gatishmërinë të forcojë bashkëpunimin midis të rinjve të të dy vendeve. Në takim u diskutua edhe për projektet e përbashkëta të studentëve në Shqipëri e Kosovë.

Studenti Dejvi Hoxha tha se mbetën të kënaqur nga vizita në Kosovë. Pritja ishte shumë e ngrohtë dhe me bashkëmoshatarët shkëmbyen ide, mendime e përvoja interesante nga jeta e tyre studentore.  

   

STUDENTËT E UNIVERSITETIT “FAN |S. NOLI” PRANË VOGËLUSHËVE TË SHTËPISË SË FOSHNJËS “LULET E VOGLA” NË QYTETIN E KORÇËS.

Studentët e universitetit “Fan S. Noli” në bashkëpunim me nxënësit e shkollës “Raqi Qirinxhi”, me rastin e festave të fundvitit kanë qenë pranë vogëlushëve të shtëpisë së foshnjës “Lulet e vogla” në qytetin e Korçës. Me të ardhurat që siguruan nga shitja e biletave të një shfaqjeje me karakter humanitar, studentët blenë dhurata për fëmijët jetimë të kësaj shtëpie si dhe organizuan një festë modestë për ta. Është e disata herë që studentët e universitetit të Korçës zhvillojnë veprimtari të tilla bamirësie duke qenë sadopak pranë njerëzvë në nevojë.

  


Të dhurosh gjak për njerzit në nevojë

Në datën 1 Qershor 2017, Këshilli Studentor iu bashkua nismës së Kryqit të Kuq, dega Korçë, në  fushatën sensibilizuese për  dhurimin e gjakut. Me pjesëmarrjen e tyre studentët përcollën mesazhin se të dhurosh gjak do të thotë të shpëtosh jetë.

 

 


Balloja e Parë në Universitetin ” Fan S. Noli”

Në datë 26 Maj 2017 Këshilli i Studentëve organizoi veprimtarinë festive të titulluar “Balloja e parë”, e cila ishte një risi për studentët e këtij Universiteti. Qëllimi kryesor i kësaj feste ishte të gjallëronte jetën studentore, si dhe të mbetet një kujtim i bukur për gjithsecilin. Në këtë ballo ishin të pranishëm studentë dhe pedagogë.

  


NË MBËSHTETJE TË FËMIJËVË JETIMË

Në kuadër të 20 majit, Ditës Ndërkombëtare të Jetimëve, Këshilli i studentëve të Universitetit “Fan S.Noli”, ndërmori nismën për mbledhjen e ndihmave për Shtëpinë e Foshnjës “ Lulet e Vogla” në qytetin e Korçës.

Tashmë është viti i 5-të që studentët e UNIKO organizjnë këtë nismë bamirësie për fëmijët jetimë në qytetin tonë me mbështetjen e pedagogeve, institucioneve, si dhe bizneseve të ndryshme. Këtë herë, me të ardhurat e grumbulluara, u blenë dy krevate për vogëlushët si dhe u mundësua shtrimi me parket i dhomës së tyre.

   


PROMOVIMI I REVISTËS “FILOZOFIKJA”

Në datë 17 Maj 2017, Këshilli i studentëve të Universitetit “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Qendrën Kulturore dhe Filozofike  “AKROPOLI I RI”, promovoi revistën “Filozofikja”  në mjediset e  Fakulteti të Shkencave Natyore dhe Humane. Kjo revistë  trajton tema psikologjike dhe filozofike, të cilat synojnë të pajisin studentët me njohuri të reja.

Takimi vijoi me prezantimin e disa prej artikujve kryesorë të kësaj reviste.

 


 

“ TË PRAKTIKOJME SË BASHKU ANGLISHTEN” ËSHTË TITULLUAR VEPRIMTARIA E E ORGANIZUAR NGA KËSHILLI I STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” TË KORÇËS

“ Let’s practice English together” – “ Te praktikojme së bashku Anglishten” ishte titulluar veprimtaria e organizuar datat 19-20 Prill 2017 në Universitetin “Fan. S Noli” të Korçës nga Këshilli i Studentëve të këtij Universiteti me mbështetjen e Qendrës së Karrierës dhe Alumni. Kjo veprimtari u zhvillua në fakultetein e Shkencave Natyrore dhe Humane dhe tek Fakulteti i Edukimit e Filologjise, ku morën pjesë studentët e të katërt fakulteteve të këtij universiteti. Përshëndetën veprimtarinë Rektori i Universitetit Prof. dr. Ali Jashari si edhe dekani i Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Humane Prof. dr. Gjergji Pendavinji. Qëllimi i veprimtarisë ishte të promovonte gjuhën angleze dhe t`i motivonte studentët për mësimin e kësaj gjuhe me rëndësi globale. Studentë , pedagogë si edhe disa miq të huaj që jetojnë në Korçë sollën përvojën e tyre personale në mësimin e gjuhëvë të huaja.

    

 


2 Prill – Dita Botërore e Autizmit.
Në Ditën Botërore të Autizmit, qendra KIDC në bashkëpunim me studentë të Degës Administrim dhe Politika Sociale ( Sara Metanj, Hansi Kapllani Paola Givanović Florian Maloku Fjoralda Liçenji Joel JM ) dhe profesore Maria Dojçe , Iniciuar nga profesore Ciljeta Olli Simaku kanë zhvilluar aktivitetin ndërgjegjësues mbi temën e autizmit tek Fakulteti i 
Shkencave Natyrore dhe Humane. 
Në këtë mënyrë , ata kanë bërë zërin e heshtur të autizmit të dëgjohet dhe të japin jo vetëm një informacion por edhe një inkurajim. Në aktivitet kanë qënë të pranishëm pedagogë,studentë , gjithashtu dhe Nënkryetarja e Bashkisë Korcë nga të cilët u shpreh mirënjohja dhe vlerësimi i tyre.

  

 

KONTAKTE

Sara Metanj

Kryetare e Këshillit të Studentëve në Universitetin “Fan S. Noli” 

e-mail : metanjsara@gmail.com
 

Ismeralda Sejdolli 

Nënkryetare e Këshillit të Studentëve në Universitetin “Fan S. Noli” 

e-mail: sejdolliismeralda@gmail.com

 

Klea Dautllari

Sekretare e Këshillit të Studentëve në Universitetin “Fan S. Noli” 

e-mail: kleadautllari3@gmail.com

 

Kristi Bejko

Kryetar i Këshillit të Studentëve në Fakultetin e Bujqësisë

e-mail: kristibejko01@gmail.com

 

Erotida Sevo

Kryetare e Këshillit të Studentëve në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë

e-mail: erotida.sevo@aiesec.org

 

Dejvi Hoxha

Kryetar i Këshillit të Studentëve në Fakultetin e Ekonomisë

e-mail: dejvihoxha98@gmail.com

 

Elsa Hysi

Kryetar i Këshillit të Studentëve në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humane

e-mail: ehysi033@gmail.com