MESAZHI I DEKANIT PËR STUDENTËT

DEKANI I FAKULTETIT TË BUJQËSISË

Të nderuar studentë!

Më lejoni t’ju drejtohem me një shprehje falenderuese juve që keni zgjedhur dhe preferuar të studioni në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit “Fan S. Noli” Korçë, duke ju siguruar se keni bërë zgjedhjen më të mirë, më të qenësishme, më me vlerë, për një të ardhme më të sigurt të jetës suaj.

Ju sot po studioni në një Fakultet me traditë 45-vjeçare, i cili ka ditur të evokojë vlerat më të larta të arsimit kombëtar, traditën e shkëlqyer të  trashëguar nga brezat e mjaft pedagogëve që kanë dhënë dhe japin mësim në këtë Fakultet. Ju gjeni te ne një staf mjaft të kualifikuar, që punon me shumë përkushtim dhe pasion, i cili di të kultivojë dashurinë për profesionin e vështirë, por mjaft të bukur të specialistit të bujqësisë.

Ne tashmë ofrojmë diploma shumë të kërkuara në tregun e punës,  në të tre ciklet e studimit, duke përgatitur specialistë të aftë në fushat e agroushqimit, inxhinierisë agronomike, mjekësisë së bimëve dhe hortikulturës, menaxhimit dhe drejtimit të biznesit bujqësor, si dhe në atë të zhvillimit të integruar rural, duke i ardhur në ndihmë rritjes së ekonomisë dhe zhvillimit të bujqësisë në rajonin tonë dhe më gjerë. 

Fakulteti i Bujqësisë ka vendosur dhe mban marrëdhënie mjaft të mira bashkëpunimi me universitete, fakultete dhe institucione kërkimore-shkencore brenda dhe jashtë vendit. Ky bashkëpunim është arritur në kuadër të pjesëmarrjes së fakultetit tonë si partner aktiv dhe serioz në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare me fakultete homologe të universiteteve të shumë vendeve evropiane, si: Itali, Greqi, Kosovë, Gjermani, Hollandë, Kroaci, Maqedoni, Serbi, Finlandë etj.    

Ju siguroj të dashur studentë, se këtu do të gjeni një mjedis të ngrohtë dhe frymëzues, një infrastrukturë bashkëkohore në funksion të përgatitjes suaj si specialistë të aftë, të pajisur me të gjitha kompetencat që kërkon sot bujqësia moderne.

Faleminderit !

 

Prof.as.dr. Gjergji Mero

Nr.Tel: ++355 822 48945   
Fax: ++355 822 48945

e-mail:  gmero@unkorce.edu.al

e-mail gjmero@yahoo.com

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right