UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ORGANIZOI SHKOLLËN VERORE “MENAXHIM I PROJEKTEVE ME FONDE TË BASHKIMIT EVROPIAN”, NË KUADËR TË PRJEKTIT SUPROM

Nga data 20-22 maj 2023 Universiteti “Fan S. Noli” organizoi shkollën verore “Menaxhim i projekteve me fonde të Bashkimit Evropian” në kuadër të projektit Erasmus+ SUPROM “Menaxhim i qëndrueshëm i projekteve në IAL të Ballkanit Perëndimor”.

Në ditën e saj të parë u zhvillua trajnim mbi gjetjen e thirrjeve, përcaktimin e projekt-idesë, krijimin e partneriteteve dhe ideimin e objektivave dhe rezultateve të matshme në një projekt.

Trajnues ishin nga AADF, Këshilli i Qarkut Korçë, Korca Innovation HUB dhe Universitit “Fan S. Noli”.

Në ditën e saj të dytë u zhvillua praktikë për platformat elektronike dhe sistemet digjitale të buxhetimit, monitorimit dhe vleresimit të projekteve. Intership në Dorcas International Albania.

Dita e tretë përmbylli veprimtaritë e Shkollës Verore me prezantimin e projektideve nga ana e pjesëmarrësve dhe me shpërndarjen e certifikatave të pjesëmarrjes.

Sipas koordinatores së projektit, prof. as. dr. Benita Stavre kjo shkollë synon të pajisë pjesëmarrësit, studentë dhe alumi të UNIKO me njohuri praktike në menaxhimin e qëndrueshëm të projekteve, me fokus në zhvillimin e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian dhe përfshirjen e tyre në nisma zhvillimore, mjedisore dhe shoqërore.

 

 

Previous Post
REFLEKTIM DHE DIALOG – NË FOKUS PROGRAMI I STUDIMIT MSc. “MËSUESI NË GJUHËN ANGLEZE”
Next Post
Vlerësimi i cilësive fiziko-kimike dhe biologjike të ujerave qe përdoren për ujitjen e kulturave bujqësore ne fushën e Devollit.