Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTËT PJESËMARRËS NË PROJEKTIN VALEU-X U VLERËSUAN ME CERTIFIKATA PËR KONTRIBUTIN E DHËNË NË KURSET E TË MËSUARIT VIRTUAL TË ZHVILLUAR NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” NË KUADËR TË PROJEKTIT ERASMUS+, VALEU-X

Në datën 27 qershor 2022 në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u organizua një veprimtari në kuadër të projektit VALEUX, në të cilën u vlerësua kontributi i studentëve pjesëmarrës në kurset e të mësuarit virtual gjatë periudhës janarit-qershor 2022 të zhvilluar në Universitetin “Fan S. Noli”, në kuadër të projektit Erasmus+, VALEU-X.

Zëvendësrektori për projektet dhe shkencën, dr. Benita Stavre vlerësoi punën dhe angazhimin serioz të pedagogëve dhe studentëve në këtë projekt, i cili ndryshoi përspektivën e organizimit të një ore mësimore nëpërmjet të mësuarit virtual.

Në takim ishin të pranishëm online edhe koordinatorët e projektit, prof. Eric Schoop dhe prof. Mattis Altmann, Dresden University of Technology, të cilët vlerësuan si shembullin më të mirë punën e studentëve dhe pedagogëve të Universitetit tonë që u përfshinë në zbatimin e këtij projekti, i cili ndihmoi procesin e dixhitalizimit të institucioneve të arsimit të lartë.

Takimin e përshëndeti edhe përgjegjësja e departamentit të Gjuhëve të Huaja, phd. Daniela Stoica, e cila ndër të tjera vuri theksin në rëndësinë që ka ai në rritjen e kapaciteteve dixhitale për Universitetin “Fan S. Noli”.

Pedagoget që u anagazhuan në këtë projekt, dr. Erjola Qfzezi dhe dr. Dorela Kaçauni sollën më pas përvojat e tyre gjatë punës me studentët, duke u ndalur në ngritjen dhe funksionimin e një qendre virtuale përkthimi dhe në të mësuarit bashkëpunues virtual ndërkombëtar.

Me certifikata u vlerësuan studentët, Anisa Mulla, Dhimitrula Vangjel, Elena Macolli , Esmeralda Mersinllari, Gjergji Llaci, Jona Shalcanji, Kristina Dajko, Megi Hysaj, Megi Topi, Rossela Plasari, Ruxhena Hasani, Sara Zguri, Xhorxhina Haxhillari, Anisa Duro , Xhulja Zenunllari, Ambra Xhuti, Elsa Bregu, Ledjona Malelli, Petrika Kristo, Ergestina Çeҫi. 

Leave a Reply