STUDENTË E PEDAGOGË TË UNIVERSITETIT TË TETOVËS ZHVILLUAN NJË VIZITË STUDIMORE NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

Në datën 14 prill 2026 një grup studentësh dhe pedagogësh të departamentit të Gjeografisë nga Universiteti i Tetovës, vizituan Universitetin “Fan S. Noli”.

Në këtë vizitë të zhvilluar në kuadër të ditëve të ekspeditës mësimore, ku përfshihet edhe qarku i Korçës, ata u pritën nga stafi i departamentit të Histori-Gjeografisë, UNIKO.

Studentët dhe pedagogët nga Tetova panë nga afër mjediset e Universitetit tonë, si dhe u takuan me studentë e pedagogë të këtij Departamenti, të cilët i njohën me veprimtarinë që zhvillon Universiteti “Fan S. Noli”, programet që ofron departamenti i Historisë dhe Gjeografisë dhe Universiteti në përgjithësi, me mundësitë për bashkëpunime midis departamenteve etj.

Takime të tilla forcojnë bashkëpunimin ndëruniversitar dhe krijojnë “ura” të reja komunikimi mes të rinjve të dy vendeve.

Previous Post
“ZHVILLIMI I BANKINGUT DIGJITAL DHE RËNDËSIA E EDUKIMI FINANCIAR PËR TË RINJTË”-LEKSION I HAPUR PËR STUDENTËT E FE, TË FTUAR STAF NGA RAIFFEISEN BANK
Next Post
VLERËSIMI SHKENCOR I CILËSISË SË UJËRAVE PËR UJITJE NË DEVOLL-TAKIME PREZANTUESE TË PROJEKTIT TË FAKULTETIT TË BUJQËSISË