“ZHVILLIMI I BANKINGUT DIGJITAL DHE RËNDËSIA E EDUKIMI FINANCIAR PËR TË RINJTË”-LEKSION I HAPUR PËR STUDENTËT E FE, TË FTUAR STAF NGA RAIFFEISEN BANK

Në datën 14 prill 2026 në mjediset e Fakultetit të Ekonomisë, në kuadër të bashkëpunimit që departamenti Financë-Kontabilitet ka me Raiffeisen Bank, u zhvillua një orë e hapur për studentët e këtij Departamenti me temë: “Zhvillimi i bankingut digjital dhe rëndësia e edukimi financiar për të rinjtë”.

Stafi i Raiffeisen Bank ndau me të rinjtë informacion rreth mundësive për intershipe dhe punësim që kjo bankë ofron.

Njëkohësisht, studentët treguan interes dhe bënë pyetje edhe në lidhje me aplikacionet më të reja të krijuara nga stafi i kësaj banke siç është RaiYouth dhe përvojën që ai ofron për të rinjtë.

 

 

Previous Post
NJOFTIM PËR 1 VEND TË LIRË PUNE NË BASHKINË KORÇË
Next Post
STUDENTË E PEDAGOGË TË UNIVERSITETIT TË TETOVËS ZHVILLUAN NJË VIZITË STUDIMORE NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”