READ (Research Expertise from the Academic Diaspora)- Titulli i projektit: ”Pedagogjia e shkrimit krijues: Përforcimi i mendimit kritik, i aftësive gjuhësore dhe digjitale në arsimin e lartë.”

Kohëzgjatja: Viti akademik 2026-2027

Koordinator: Prof.asoc.dr. Daniela-Carmen Stoica në bashkëpunim me kolegët nga diaspora, Prof. as. dr. Xhenet Aliu, profesore e shkrimit krijues në Universitetin e Karolinës së Veriut në Greensboro dhe Dr. Arsinela Musha, profesore e gjuhës angleze, si gjuhë të dytë nga Quinsigamond Community College, Worcester, MA.

Përshkrim i projektit: Ky projekt heton shkrimin krijues si një praktikë pedagogjike inovative në arsimin e lartë, duke integruar një modul të shkrimit krijues në disa kurse universitare ekzistuese (letërsi angleze dhe amerikane, histori dhe qytetërim amerikan, bazat e komukimit me shkrim, aftësi komunikimi etj. Projekti shqyrton ndikimin e tij në aftësitë gjuhësore të studentëve, të menduarit kritik, ndërgjegjësimin ndërkulturor dhe shkrim-leximin digjital, duke përdorur një dizajn kërkimor me metoda të përziera, të bazuar në praktikë. 

Previous Post
READ (Research Expertise from the Academic Diaspora)- Titulli i projektit :”Kërkim Shkencor Universitar Bashkëpunues dhe Inteligjenca Artificiale e Aplikuar në Shërbim të Zhvillimit të Rajonit të Korçës.”